×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: Serbia po vazhdon përdorimin e mekanizmave ndërkombëtar për të mbrojtur kriminelët

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se është shqetësuese që Serbia vazhdon përdorimin e mekanizmave ndërkombëtar për të mbrojtur kriminelët, duke aluduar kështu për ekstradimin e Ljubisha Manitasheviq nga Hoqa e Madhe e Rahovecit, i akuzuar për vrasje në tentative.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Selimi ka treguar se si menjëherë pasi që Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës i kishte paraqitur Ministrisë së Drejtësisë së Hungarisë kërkesën për ekstradim, njëjtë kishte vepruar edhe Ministria e Drejtësisë së Serbisë.

    “Pasi që u konstatua se të dy kërkesat i plotësojnë kushtet ligjore, fatkeqësisht Hungaria vendosi që të lartëcekurin ta ekstradoi në Serbi, me arsyetimin se është shtetas serb dhe sipas tyre në rast të dënimit me burgim, ai do mund ta vuante dënimin e tij në Serbi”, ka shkruar Selimi.

    Ai ka thënë se do t’iu drejtohen autoriteteve hungareze për këtë çështje, derisa ka shtuar se është e papranueshme që Serbia vazhdon pengesat procedurale ndaj Kosovës.

    “E papranueshme që Serbia vazhdon pengesat procedurale ndaj Kosovës. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi dhe Serbia duhet të mbushet mend se drejtësia është univerzale dhe kriminelët duhet të ndëshkohen. Menjëherë do t’iu drejtohemi autoriteteve hungareze për të kërkuar të drejtën tonë që drejtësia të realizohet”, ka shkruar Selimi.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.