×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi për marrëveshjen në Washington: Nuk u frikësuam, por nuk kemi guxim si Hoti ta dëmtojmë Kosovën

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Në një intervistë për emisionin “Përballje”, Rexhep Selimi, shef i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka treguar se pse kjo parti ka kërkuar interpelancë ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.

    Selimi në intervistë me kryredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar nga Hoti në Washington është e dëmshme dhe se ai duhet të tregoj se çka ka përfituar Kosova dhe çka ka humbur Serbia.

    Ai ka thënë se Qeveria Hoti me nënshkrimin e kësaj marrëveshje i ka bërë dëm shtetësisë së Kosovë, duke diskutuar edhe për çështje të brendshme me Serbinë.

    Selimi ka thënë se shqetësimet e tyre rreth shkuarjes së delegacionit në Washington kanë rezultuar të drejta.

    “Ajo çfarë ndodhi në Washington ndonjëherë nuk po interpretohet drejt, e ndonjëherë edhe po keqinterpretohet. Ajo çfarë tash është evidente është se ne atje nuk kishim një marrëveshje me Serbinë, por kishim të nënshkruar një dokument me zotimet e Hotit, të cilat zotime jo që janë vetëm të padrejta por edhe të dëmshme nëse do të realizohen”, ka thënë ai.

    Selimi pohoi se në Washington janë diskutuar çështje që nuk është dashtë të diskutohen.

    “Nuk pamë diçka të mirë, por vetëm të rrezikshme, p.sh çështja e Ujmanit. I rrezikshëm ishte qasja e kryeministrit Hoti për kufijtë, pra vuri nënshkrimin në mosnjohjen e kufijve ndërshtetërorë mes Kosovës dhe Serbisë”, potencoi ai.

    Nga marrëveshja e arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, Selimi thotë se Kosova nuk ka përfituar, por vetëm Serbia.

    Sa i përket kritikave që janë bërë në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje, për mos guxim për të udhëhequr dialogun, Selimi thotë se nuk kanë guxim për të dëmtuar vendin.

    “Le të na kritikojnë për mos guxim për të dëmtuar Kosovën, ne e vërtetë që nuk kemi guxim për të dëmtuar Kosovën. Ata e kanë dëmtuar Kosovën. Në radhë të parë Ujmanit i kanë dhënë një status që kurrë nuk e ka pasur. As në kohën e Jugosllavisë Ujmani nuk ka qenë aset i përbashkët i Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu, i kanë dhënë një karakter kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, që nuk është në përputhje me Kushtetutën”.

    “Trimëri nuk quhet me dëmtu vendin, jo vetëm nga Hoti por kam dëgjuar edhe me herët nga Thaçi që duhet guxim që të përballemi. Çdo qeveri duhet të ketë frikë kur i bënë dëm vendit, duhet të ketë frikë nga qytetarët. Është shkelje e Kushtetutës nëse zhbëhet kufiri. Në raport me Serbinë, Qeveria ilegjitime ka bërë një veprim paraprak që na lënë të kuptojmë se cila është qasja e tyre, ata kanë hequr nga reciprociteti me Serbinë”.

    Selimi gjatë emisionit ka folur edhe për 100 ditëshin e qeverisë Hoti, duke kritikuar atë për mosmenaxhim të situatës me pandeminë dhe duke e vlerësuar si jo legjitime. Gjithashtu, shefi i Grupit parlamentar të LVV-së ka treguar çka pritet të ndodhë me mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe për votat që Partia Demokratike e Kosovës mund t’i jep për rrëzimin e Qeverisë.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ka vdekur Menduh Mullaademi, stilisti i parë në Kosovë – një pre ikonave të Prishtinës. Për vdekjen e ti, kanë shkruar nga...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Deri në dy orë po vijojnë pritjet për të hyrë nga Jarinja në Kosovë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kombëtar, edhe te...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Të qeshura e argëtim ka shkaktuar Laurenti, kur vendosi ta imitonte këtë herë Leon. E gjitha për frazën e tij të numërimit,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Është gjetur pa shenja jete një burrë 57-vjeçar në fshatin Bruz Zallë të Malësisë së Krujës. Bëhet e ditur se ai ishte...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Xheneta ka dhënë disa doza qortimi ndaj Drilonit për siç tha ajo, se nuk di të shkruajë e të lexojë shqip. Sipas...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana Kabashi shpesh ndan fotografi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Edhe sot...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.