×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi e quan Hotin kryeministër butaforik: Qytetarët nuk kanë nevojë për mashtrime të përditshme

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi ka drejtuar akuza ndaj Qeverisë Hoti.

    Selimi ka thënë se nëse nuk do ta kishin quajtur kryeministrin Hoti kryeministër ilegal, do ta kishin quajtur kryeministër butaforik.

    “Referuar deklarimeve, veprimeve të kreut të qeverisë ilegjitime nëse jo kryeministër ilegal do ta kishim quajtur kryeministër butaforik. Nuk ka ditë që nuk e thonë nga një deklarim, që pas disa ditëve del fallc. Thanë që po shkojnë për njohje reciproke, duke hequr dorë nga kjo, thanë se po shkojnë për marrëveshje e u kthyen me një letër të zotimeve të njëanshme e quajtën marrëveshje madje edhe Zajednicën e komunave serbe e quajnë Zajednicë amerikane”, tha Selimi, shkruan Telegrafi.

    Selimi tutje theksoi se fitoren e Serbisë në ndarjen e Ujmanit e proklamojnë si fitore të Kosovës.

    “Këta po notojnë mbi gjysmë të vërtetat e përhershme. Butaforia ilustrohet edhe me gjysmën e vërtetë të tyre si më poshtë: Thonë po dialog, por edhe negociojnë, po investime por jo për Kosovën, po marrëveshje por jo marrëveshje zotime, po koalicion qeveritar jo shumicë në Kuvend, po aksione të policisë por jo sukses… Thanë që po bëjnë aksion kundër krimit të organizuar në Karaçevë por e pamë se çka sekuestruan dy pako letra bixhozi, dy fletë A4. Thanë që do të merren për miliarda nga Amerika, e kuptuam që bëhet fjalë vetëm për 100 milionë dollarë edhe ato kredi. Thanë se me Serbinë bisedojnë për njohje, e u zotuan për moratorium të shtetësisë së Kosovës. Thanë që po bëjnë plan për rimëkëmbje me 400 milionë, por pamë që bëhet fjalë për paret e qytetarëve nga kursimet e tyre që ti ndihmojë ata…”, u shpreh Selimi.

    Selimi shtoi se qytetarët kanë nevoja të përditshme por jo për mashtrime të përditshme.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.