×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sela: Urgjentisht RMV të hap kufijtë dhe të heq izolimin për mërgatën

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka kërkuar nga Qeveria që urgjentisht të hapen kufijtë dhe të hiqen ndalesat dhe kushtet e vendosura nga kompetentët, siç janë testi negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë dhe karntinimi dy javorë nga momenti që dikush nga jashtë shkel këmbë në Maqedoni.

    “Urgjentisht RMV të hap kufijtë dhe të heq izolimin për mërgatën, ata nuk rrezikojnë askënd, përveç pozicioneve të partive qeverisëse, ndërkaq PCR testin për shtetasit nga RMV që janë në diasporë ta mbulojë vet qeveria!
    Këto masa të qeverisë nuk kanë asnjë bazë ligjore e aq më pak logjike! Ky veprim është një dëshmi tjetër për shkelje të rënda nga ana e shtetit dhe për mungesën e respektimit të të drejtave të njeriut brenda kufijve të RMV-së

    Faktin se buxheti shtetit mbushet në masë të konsiderueshme nga remitencat e mërgimtarëve e pranoi edhe vetë qeveria, por si duket testimi shtesë është paraqitur si mundësi e artë për ta për zhvatje të mërgimtarëve!
    Kjo qeveri përveç vendimeve diskriminuese, nuk është aspak e qartë në vendimet që sjell duke shkaktuar huti gjithandej. Prandaj, për të mos u përsëritur rasti i djeshëm ku 3 autobusëve nuk iu lejua hyrja në vend apeloj që vendimet të sillen në mënyrë profesionale dhe pa zbrazëtira!
    Nuk mund të lejojmë sjellje të tilla që dëmtojnë në çdo aspekt qytetarët” ka shkruar Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Mediet italiane kanë publikuar pamjet pas aksidentit të rëndë trafiku që ndodhi natën e 7 dhjetorit në, në Portugero pranë Venecias, ku...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Mijëra peshq të ngordhur janë parë në një plazh në Japoninë veriore. Peshku, i përbërë kryesisht nga sardele dhe pak skumbri, u...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Adoleshenti, Ethan Crumbley është dënuar me burgim të përjetshëm, pa lirim me kusht, për vrasjen e katër shokëve të klasës dhe plagosjes...
    Të tjera
    Vip08 Dhjetor 2023
    Moderatori i spektaklit Alaudin Hamiti ia ka bërë një pyetje Blerandos, “dikush të sheh si lojtar të fortë dikush më pak të...
    Vip08 Dhjetor 2023
    Blerando ka folur për shoqërinë e tij më Bleron brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2. Ai ka thënë se është...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të ulëta në orët e mëngjesit, të cilat në orët vijuese...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Fondi Sovran i Kosovës i cili ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës është diskutuar sot në EURO n’7....
    Sport08 Dhjetor 2023
    Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Napolit me rezultat 1-0 në derbin e javës së 15-të të Serie A. Pjesa e...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Shtetet e Bashkuara kanë vënë veto në Rezolutën e cila ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë. 13 nga anëtaret...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.