×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sela: Bashkimi i shqiptarëve në Maqedoni të Veriut është i mundshëm

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët është shprehur se është i mundshëm një bashkim i forcave politike shqiptare në Maqedoni të Veriut. Sipas tij, ai që fiton në zgjedhje duhet të marrë të drejtën të flasë në emër të shqiptarëve, e të tjerët duhet të mos provojnë ta rivalizojnë, por të bashkohen për të ecur bashkë.

    Sela ka thënë se është tejet e rëndësishme të ketë ura komunikimi mes faktorëve politikë shqiptarë.

    “Shqiptarët bëhen bashkë në ditën e zgjedhjeve, gjithsecili duke përkrahur opsionin politik që ai mendon. Ata që duhet të bëhen bashkë në qëndrime e strategji janë partitë politike shqiptare që shqiptarët i zgjedhin. Kemi qenë ideatorë të tryezës së përbashkët të partive. Më 2016 kam folur për këtë instrument politik që duhet ta vendosim. U kurorëzua me nënshkrime. Fatkeqësisht e minoi BDI-ja, Ali Ahmeti këtë tryezë. Shumë thonë se ka vdekur kjo tryezë, por jo. Është e rëndësishme të ketë ura komunikimi mes faktorëve politikë shqiptarë”, është shprehur në KTV.

    Sela ka theksuar se duhet ta ndalin lojën e Gruevskit që e bënte dhe tentativën e Zaevit që të mbajnë një parti shqiptare brenda e tjetrën te dera e Qeverisë, nën shantazhin që nëse s’është i dëgjueshëm.

    “Humbin votuesit shqiptarë. Këtë duhet ta bëjmë marrëveshje menjëherë pas zgjedhjeve e të mos vrapojmë për të kërkuar partnerin për të qeverisur maqedonas, por duhet të kërkojmë të takohemi dhe të ulemi e të hartojmë strategji e kushteve qeverisëse e të mos i konkurrojmë njëri-tjetrit, jo si parti politike. Kështu lloj bashkimi është i shëndoshë. Është i mundshëm, po pse jo. Ai që fiton e merr të drejtën të flasë në emër të shqiptarëve. Disa herë kam thënë, dua apo s’dua unë, në emër të shqiptarëve fjalën deri tani e ka pas Ali Ahmeti sepse ka marrë shumicën e votave. Pas 15 korrikut do ta humbë këtë të drejtë e duhet t’i bindet verdiktit me votë të shqiptarëve, jo vetëm ai, por çdo kryetar partie që do të përfaqësohet në Kuvend. Flasin shqiptarët me votë, dhe unë duhet ta respektoj vullnetin e tyre. Fillimisht duhet të konstatojmë listën e gjërave që t’i ecim përpara e t’iu qëndrojmë. Mos t’i konkurrojmë njëri-tjetrit. Vetëm kështu mendoj se mund të ecim me hapa gjigantë drejt barazisë e ndërprerjes së eksploatimit”, ka vazhduar Sela.

    Sipas Selës, kur ka pasur rezultate zhgënjyese nga partitë shqiptare në pushtet dhe mosbashkim të partive opozitare në anën tjetër, shqiptarët në Maqedoni kanë kthyer votat kah partitë maqedonase.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.