
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka mbajtur sot konferencë për medie pas vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve. I pranishëm ne konferencë ishte edhe zëvendëskryeministri, Izet Sadiku dhe sekretari i MsH-së, Naim Bardiqi.
Ky i fundit folur për rastin tragjik të ndodhur dje në Qendrën E Studentëve e ku një 26 vjeçar humbi jetën, raporton “Front Online”.
“Është një çështje administrative. Bëhet ekzaminimi i pacientëve dhe kur konstatohet se një person ka një sëmundje, shihen rekomandimet e IKSHPK-se dhe vendoset se cfarë do të bëhet me ta.
Në rastin e të ndjerit nuk kemi pasur asnjë dokument që e dokumenton që ka pasur ndonjë sëmundje”, ka thënë Bardiqi.
Bardiqi tha se në pyetjet që i janë bërë 26 vjeçarit, nga ai nuk është konfirmuar se ka ndonjë sëmundje.
“Në raportin ku e ka kontrolluar ekipi të gjithë pyetjet që ja ka bërë nga mjeku janë mohuar. Pra nuk ka pohuar se ka ndonjë sëmundje në asnjërën prej pyetjeve që i janë parashtruar”, tha ai.
Në ndërkohë për këtë ngjarje tragjike ka folur edhe ministri, Arben Vitia.
“Nuk do të kisha dashur të flasë për një gjendje të rëndë tragjike sikur ajo që ndodhi dje me 26 vjeçarin nga Gjilani. Ai humbi jetën 24 orë pas kthimit nga Gjermania atje ku ishte për studime. Kjo na ka prek të gjithë neve”, ka thënë ai.
Ai është zotuar që do të ndërmerren të gjitha hapat për tu zbardhur ky rast.
“Nga MSH dhe Qeveria do të zbardhet çdo detaj për rastin nga aplikimi në Ambasadën e Kosovës në Berlin, kontrollimin në Aeroport e deri tek vendosja në konvikt”, ka thënë Vitia./Front Online/
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/905099716617138/