×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekretari dhe një zyrtar tjetër i lartë i Kuvendit rezultojnë pozitiv me Coronavirus

    FrontOnline
    28 Qershor 2020

    Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, dhe një zyrtar tjetër i lartë i administratës së Kuvendit, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

    Tashmë të dy janë izoluar në shtëpitë e tyre.

    Lajmin se është prekur nga virusi korona e ka konfirmuar Krasniqi për AktivPress.

    “Pas kryerjes së testit ka rezultuar të jem prekur me Covid-19. Menjëherë e kam njoftuar Kuvendin dhe aktualisht jam në izolim në shtëpi”, ka thënë Krasniqi për gazetën.

    Ai ka pohuar se rasti i tij nuk është i izoluar pasi është edhe një zyrtar tjetër i lartë i administratës që po ashtu është konfirmuar me Covid-19.

    “Identiteti i zyrtarit të infektuar është i njohur për administratën e Kuvendit. Edhe ai është në izolim”, ka thënë Krasniqi.

    Po sot, shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë me dije se bashkë me anëtarët e familjes së tij janë infektuar me Covid-19.

    Infektimi i zyrtarëve të administratës dhe deputetit Gashi shtron nevojën për testim të të gjithë personelit të administratës dhe të gjithë deputetëve.

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se nëse ka probleme me infektime të ligjvënësve, atëherë është mirë që seancat parlamentare të shtyhen.

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka reaguar duke thënë se rritja e konsiderueshme e rasteve me Covid-19, kërkon vëmendjen urgjente të Qeverisë dhe përkushtimin e të gjithëve në respektimin e udhëzimeve.

    Ndërkaq, kryeministri Avdullah Hoti, nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të masave anti-Covid, nëse do të ketë rritje të rasteve.

    Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë deri më tani është 2677.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    SHKSUK ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për drejtor të QKSUK-së, në mesin e të cilëve është edhe një ish-deputet i...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidentit Hashim Thaçi i është lejuar një vizitë dyditore në Kosovë nga Dhomat e Specializura. Klan Kosova.tv, ka mësuar se vizita është...
    Lajme21 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    Në mungesë të të akuzuarve Pal Lekaj, Donika Kadaj Bujupi dhe Besa Baftiu, të premten ka dështuar të mbahet seanca për gazin...
    Sport21 Mars 2025
    Sot në mbrëmje, në stadiumin “Wembley” të Londrës, Kombëtarja e Anglisë do të presë Shqipërinë në ndeshjen hapëse të Grupit K për...
    Kronika21 Mars 2025
    Një ngasëse në Gjilan raportohet se duke e drejtuar veturën e saj, nuk është ndalë në pikë kontrolli të veturave dhe duke...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi pas nderimit që ka bërë tek varri i babait të tij tashmë ka arritur në shtëpinë e tij në...
    Lajme21 Mars 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë tha se e ka pritur me shqetësim të madh vendimin e Zyrës së Rregullatorit të...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi qëndroi shkurt te varri i babait të tij, disa ditë pas vdekjes së tij. Thaçi në kurorën me lule që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.