×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Samiti i liderëve të Ballkanit: Bashkë mund të bëjmë më shumë

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor ranë dakord për avancimin e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve, si dhe për të punuar në identifikimin e projekteve të investimeve, në mënyrë që fondet për rimëkëmbjen dhe investimet e ardhshme të mund të ndahen në mënyrë efikase dhe të shpejtë, ndërsa premtuan se do të përcjellin edhe zbatimin e këtyre masave.

    Këto u diskutuan në një samit online, të organizuar nga Këshilli Atlantik, kushtuar hapave konkretë për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

    Në samit morën pjesë: kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, dhe ministrja e Ekonomisë e Malit të Zi, Dragica Sekulliq.

    Një pjesë e samitit ishte e hapur për publikun, ndërsa pjesa tjetër e mbyllur.

    Jim O’Brian, nga Këshilli Atlantik, tha se gjashtë liderët e mbështetën planin ambicioz, “gjë që publikisht nuk ka ndodhur disa muaj”.

    Sipas tij, ata mbështetën thellimin e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht kur bëhet fjalë për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, që përballen me pritje të gjata në kufij.

    Ata u zotuan se do t’i mbështesin edhe marrëveshjet dypalëshe rajonale.

    Gjithashtu, secili shtet premtoi se do t’i identifikojë projektet afatgjata të investimeve në infrastrukturë, të cilat janë të rëndësishme për rajonin.

    Nënkryetari i Këshillit Atlantik, Damon Wilson, tha në hapje të video-samitit se kohët e vështira kërkojnë vendime të vështira dhe se është e rëndësishme që liderët të punojnë së bashku, për të krijuar një treg të përbashkët në të mirë të qytetarëve.

    Hoti: Rajoni është i fragmentuar

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke folur në video-samit, tha se rajoni është i fragmentuar ekonomikisht.

    Hoti tha se, pavarësisht përpjekjeve për të rritur bashkëpunimin rajonal mes vendeve të rajonit, ka ende pengesa të shumta që e pengojnë bashkëpunimin ekonomik.

    “Ne kemi punuar shumë që ta integrojmë rajonin, por duhet ta pranojmë se rajoni është ende i fragmentuar në një shkallë të lartë, sa i takon integrimit ekonomik. Pse? Sepse, ende ka shumë barriera sa i takon burokracisë. Legjislacioni ndoshta… Ne ende nuk kemi lidhje të plota infrastrukturore mes shteteve tona”, deklaroi Hoti.

    Ai tha se bashkëpunimi rajonal duhet të shfrytëzohet për t’i larguar të gjitha barrierat që ekzistojnë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Ndërkaq, në​ një komunikatë të lëshuar nga Qeveria e Kosovës thuhet se në samit “u diskutua për bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor, si dhe për projektet ekonomike të Ballkanit Perëndimor që do të financohen nga SHBA-ja dhe BE-ja” dhe se “pjesëmarrës ishin edhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell(djathtas), presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti.

    Vuçiq: Nuk jam optimist për zgjidhjen e problemeve me Kosovën

    Duke folur për mundësitë që prodhon bashkëpunimi ekonomik mes vendeve të rajonit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ekzistojnë një mori pengesash, të cilat do të mund të hiqeshin.

    Vuçiq përmendi procedurat e shumta doganore që ekzistojnë në mes të vendeve të rajonit.

    Ai tha se ekzistojnë mosmarrëveshje mes vendeve të rajonit edhe të natyrës politike, duke përmendur në veçanti dallimet me Kosovën, për të cilat tha se nuk është shumë optimist se do të gjendet një zgjidhje.

    “Ne duhet që, të paktën, të provojmë të bëjmë më mirë për ta zgjidhur këtë çështje, edhe pse nuk jam krejtësisht optimist për këtë dhe natyrisht se janë disa çështje të tjera mes nesh, po ashtu brenda Bosnje e Hercegovinës”, deklaroi Vuçiq.

    Rama bën thirrje për bashkëpunim

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se si pasojë e pandemisë së koronavirusit është prekur ekonomia e rajonit, andaj, sipas tij, duhet një plan praktik për integrimin ekonomik të rajonit.

    “Besoj fuqishëm që pandemia na ka dhënë prova nëse ishte e nevojshme ajo që ne po provojmë të bëjmë që gjashtë vjet, që nga koha kur filloi procesi i Berlinit – është saktësisht çfarë iu duhet gjeneratave të reja të rajonit tonë”, deklaroi Rama.

    Ai përmendi “Shengenin e Ballkanit Perëndimor” si iniciativë që, sipas tij, ndikon në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik rajonal.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    0 persona janë arrestuar në Tiranës. Aksioni u zhvillua mëngjesin e sotëm në disa zona të kryeqytetit shqiptar, nga agjentët e Antidrogës,...
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    Kryeministri shqiptar Edi Rama iu rikthye edhe njëherë SPAK dhe zhvillimeve të fundit. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, SPAK tashmë e ka...
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    ShBA dhe Rusia do të zhvillojnë bisedime në Arabinë Saudite për luftën në Ukrainë – diskutimet e para ballë për ballë midis...
    Të tjera
    Lajme18 Shkurt 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav. Krasniqi...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Pa praninë e Hashim Thaçit është duke vazhduar seanca gjyqësore në Hagë me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të 122-të të Zyrës...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga homologia e saj sllovene, Pirc Musar, me rastin e 17-vjetorit të...
    Lajme18 Shkurt 2025
    ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka munguar në seancën e sotme të gjykimit në Hagë. Ai ka pasur probleme shëndetësore, dhe e...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Njohësi i çështjeve ekonomike, Arton Muhaxheri, për FrontOnline, thotë se ikja masive ka ndodhur si rezultat i mungesës së mundësive për punë...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Astronomja shqiptare nga Kosova, Pranvera Hyseni ,me mbështetjen e NASA-s do të udhëtojë me një mision të ri. Ky udhëtim, ajo tha...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.