×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sa vota fituan listat e shqiptarëve në zgjedhjet e djeshme në Mal të Zi?

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Sipas rezultateve të parakohshme të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën dje në Mal të Zi, dy listat shqiptare në kombinim në Komunën e Tuzit fituan rreth 3.700 vota . Lista shqiptare “Koha është tani” rreth 3300 vota dhe lista tjetër shqiptare “Bashkë nji za” rreth 400 vota.

    Krahasuar me zgjedhjet lokale që u mbajtën vitin e kaluar në Komunën e Tuzit, partitë shqiptare kanë arritur të ruanin numrin e përkrahjes në vota, por jo edhe t’a rrisin atë. Në zgjedhjet lokale të 2019-s blloku shqiptar kishte fituar rreth 3.690 vota.

    Realisht, pas bashkimit dhe fitores të bllokut shqiptar në zgjedhjet lokale në Komunën e Tuzit dhe një funksionimi mjaft të mirë duke konsideruar kohëzgjatjen dhe rrethanat, ishte e pritshme rritja e elektoratit ndaj partive shqiptare.
    Rikujtojmë se në zgjedhjet e djeshme parlamentare, lista shqiptare “Koha është tani” (Forca-ASH-LDSH-Perspektiva-Unioni Tuz) ka fituar rreth 1,4% të votave – 1 mandat, ndërsa lista tjetër shqiptare “Bashkë nji za” (PD-UDSH-LDnëMZ) rreth 1,1% të votave – 1 mandat. Kjo e fundit sipas sondazheve disa ditë para zgjedhjeve, parashikohej se nuk do të kalonte as pragun zgjedhor prej 0,7%.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë vijuar shkëmbimin e batutave përmes videove në rrjetet sociale, duke e...
    Bota/Rajoni27 Mars 2025
    Gjykata në Koçan ka shqyrtuar gjithsej 22 ankesa të të dyshuarve për zjarrin në diskotekën “Puls” dhe për 19 prej tyre është...
    Bota/Rajoni27 Mars 2025
    Bashkimi Evropian deklaroi se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përmbahen planit të tyre për të vendosur një tarifë 25% për...
    Të tjera
    Lajme27 Mars 2025
    Gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Vetëvendosja ka fituar të drejtën për të propozuar kryetarin e...
    Lajme27 Mars 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ndaj formimit të...
    Bota/Rajoni27 Mars 2025
    Gjykata në Koçan ka shqyrtuar gjithsej 22 ankesa të të dyshuarve për zjarrin në diskotekën “Puls” dhe për 19 prej tyre është...
    Lajme27 Mars 2025
    Gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se ndonëse nuk kishte asnjë kompetencë zyrtare, Behgjet Pacolli arriti të...
    Lajme27 Mars 2025
    Në prag të festës së Bajramit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkoi përsëri në Krushë të Vogël për të bashkëbiseduar me nënat,...
    Lajme27 Mars 2025
    Deputetja nga radhët e LDK’së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar ashpër Ligjin për Qeverinë të propozuar dhe miratuar nga ekzekutivi i udhëhequr nga...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.