×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Sa mund të dënohen Gucati e Haradinaj? Flet avokati i Speciales

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Ditë më parë, Policia e EULEX-it ka arrestuar krerët e Organizatës së Veteranëve të Lutës së UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

    Arrestimi i tyre u bë pak ditë pasi këta të fundit i bën publike dosjet e Gjykatës Speciales, të cilat dikush i solli në këtë organizatë.

    E nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka thënë se janë të  angazhuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht, me forcë, individë që kryejnë krime të tilla, që përfshijnë publikimin e identitetit të individëve që mund të thirren para gjykatës apo të ndonjë informacioni që mund të çojë në identifikimin e tyre.

    Lidhur me arrestimin e tyre për Front Online, ka folur avokati i akredituar i Speciales, Skender Musa.

    Ai tha se nuk ka prova të mjaftueshme se dy krerët e OVL-së se UÇK-se me publikimin e dosjeve të cilat kanë rrjedhur nga Gjykata kanë bërë vepra penale.

    “Po pikë së pari mënyra e arrestimit të tyre ka qenë e panevojshme, për shkak se asnjë anëtar i Shoqatës së Veteranëve e as shoqatat e tjera apo Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve nuk kanë rezistuar dhe nuk kanë hezituar të bashkëpunojnë me organet e Gjykatës dhe nuk besoj që mund të argumentohet vepra se ata e kanë penguar drejtësinë me dosjet që iu kanë shkuar në zyrat e tyre, pasi që për ta penguar drejtësinë duhet me ndërmarrë veprimet të caktuara në drejtim të dëshmitarëve apo provave që i ka Gjykata dhe Prokuroria në këtë aspekt. Këta nuk kanë marrë asnjë veprim, nuk ka prova që kanë komunikuar me ndonjë dëshmitarë”, deklaroi ai.

    Ndërsa lidhur me atë se dy krerët e OVL-së mund të dënohen me 5 vjet deri në burg të përjetshëm, avokati Musa, tha se këto janë vetëm hipoteza, pasi që siç tha ai, nuk mund të përcaktohet dënimi para se të vërtetohet fajësia.

    “Në radhë të parë duhet të vërtetohet fajësia e tyre dhe unë besoj se këta nuk e kanë penguar drejtësinë se dyshimi është për disa që e kanë penguar drejtësinë. Në realitet këta nuk kanë mundur me pengu drejtësinë, por drejtësia është penguar nga ai që i ka nxjerr jashtë dosjet dhe normalisht  është dikush nga Gjykata, pasi që asnjë person nga Kosova nuk ka pasur qasje në dosje brenda Prokurorisë apo Dhomave të Specializuara.  Unë  besoj se ata do të lirohen, mundet me i’u caktu ndoshta ndonjë masë e paraburgimit ose ndonjë masë kufizuese”, tha ai për Front Online.

    Avokati tregon procedurat pas paraqitjes së Gucatit dhe Haradinaj në Gjykatë

    Avokati Musa për Front Online ka treguar edhe procedurat e Gjykatës pas paraqitjes së Gucatit dhe Haradinajt para trupit gjykues.

    Ai tha se vepra për të cilën dyshohen dy krerët e OVL-së është më e lehtë dhe se nuk është në karakterin e Gjykatës Speciale.

    Musa tha se fillimisht do të caktohet masa e sigurisë në procedura e më pas gjykimi.

    “Këto janë procedura më të shkurta pasi që vetë vepra për çka dyshohen është më e lehtë, nuk kemi të bëjmë me vepra të rënda të karakterit se çfarë gjykon Gjykata Speciale. Fillimisht ka me u vendos për masën e tyre të sigurisë në procedura e pastaj gjykimi, unë shpresoj që atyre të mos ju caktohet masa e paraburgimit pasi që nuk paraqet asnjë rrezik se do t’iu shmangen procedurave gjyqësore që parashihen me Dhomat e Specializuara”, tha ai tutje për Front Online.

    Paralajmëron avokati i Speciales: Dëshmitarët mund t’i ndryshojnë deklaratat apo të mos paraqiten fare në Gjykatë

    I pyetur se a është dashur të publikohen dosjes e Speciales nga krerët e OVL-së së UÇK-së, avokati Musa tha se së pari dosjet nuk është dashur të rrjedhë nga Gjykata Speciale, pasi që siç tha ai, dëshmitarët mund t’i ndryshojnë deklaratat apo të mos paraqiten fare në Gjykatë.

    Ndërsa për publikimin e dosjeve nga Organizata e Veteranëve të Luftës, avokati Musa tha se ata nuk kanë bëtë asnjë shkelje pasi që janë publikuar vetëm fletët e para të dosjes.

    “Dosjet në radhë të parë nuk është dashur fare të rrjedhin nga Gjykata e as nga Prokuroria mirëpo me vetë faktin që kanë ardhur në organet e OVL së UÇK-së të një organizate që nuk e ka pranuar asnjëherë Gjykatën Speciale si një gjykatë e ligjshme dhe ka qenë kundër themelimit të saj ka qenë e pritshme që këta mund t’i publikojnë. Në aspektin juridik nuk është e lejueshme të publikohet asnjë material para ngritjes së aktakuzës dhe pas ngritjes aktakuzës materialet bëhen publike mirëpo nuk bëhen publik emrat e dëshmitareve nëse ka dëshmitarë të mbrojtur. Kjo padyshim se është një lëshim i Gjykatës pasi që nuk duhet të rrjedhin materialet të tjera pasi që mund të ndikohet që ata dëshmitar t’i ndërrojnë deklaratat apo të mos pranojnë më të japin dëshmi”, tha ai për Front Online.

    Avokati Musa: Priten aktakuza tjera nga Specialja

    Sipas avokatit Musa, Gjykata Speciale pritet që të ngre edhe aktakuza tjera. Por, siç tha ai problem mbeten provat e fabrikuara nga shteti i Serbisë për pretendimet që ata bëjnë mbi kryerjen e krimeve të luftës nga UÇK-ja.

    “Po padyshim që aktakuza priten për vetë faktin se janë zhvilluar hetime një kohë të gjatë pastaj hetimi dhe fabrikimi i provave nga ana e organeve të shtetit serb të cilat Gjykata edhe me ligj e ka që mund të bashkëpunojë me shtetet tjera dhe dyshimi i juristëve është se shumica e provave janë të fabrikuara nga shërbimi informativ i Serbisë,  Prokuroria e Serbisë dhe organet e hetuesisë së Serbisë të cilat prova ne në Kosovë e dimë se mund te fabrikohen nga Serbia”, tha tutje ai për Front Online.

    Avokati i Speciales: Në tetor vendoset për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit

    Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar ka propozuar ngritjen e aktakuzës ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlamentarit Kadri Veseli për krime kundër njerëzimit.

    Por, e njëjta nuk është konfirmuar e as hedhur poshtë deri më tani.

    E lidhur me këtë, avokati Musa, për Front Online, tha se gjatë muajit tetor pritet të vendoset lidhur me aktakuzën ndaj dy krerëve të UÇK-së.

    “Në bazë të dispozitave ligjore dhe informacioneve që janë publike besoj që gjatë muajit tetor do të vendoset lidhur me aktakuzën, shpresojmë se e njëjta të hidhet poshtë për shkak të mungesës së provave dhe fakteve që e theksova se nuk ka bazë e as prova që mund të vërtetohet ndonjë dyshim i arsyeshëm se presidentit Thaçi dhe Kadri Veseli që anë kryer vepra penale të natyrave të tilla kundër të drejtës ndërkombëtare”, tha ai për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Maj 2025
    Sot rreth orës 21:00 në rrugën ‘C’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori....
    Lajme11 Maj 2025
    Dy persona kanë raportuar në polici, se derisa janë takuar me 24-vjeçarin A.T., të cilit ia kanë dhënë një pistoletë për t’ia...
    Lajme11 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur fushatën e zgjedhjeve lokale nga Prizreni. Në një postim të bërë nga partia e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha e ka quajtur Baton Haxhiun, ‘gënjeshtar të gatshëm’ të Edi Ramës, shkaku i exit pollit të publikuar nga Albanian Post,...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Një nuse e veshur me fustan të bardhë ka vendosur të votojë në ditën e saj të dasmës në një qendër votimi...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha nga Partia Demokratike u shpreh i ashpër me gazetarin Baton Haxhiu, pasi exit polli i tij nxori PD-në në vendin...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Analisti Baton Haxhiu shprehet me bindje në “Opinion” se fitues në këto zgjedhje është Edi Rama, si udhëheqës i Partisë Socialiste e...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është i gatshëm të takojë presidentin rus Vladimir Putin “personalisht” në Stamboll të enjten për bisedime...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Ka përfunduar edhe zyrtarisht votimi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, me Exit Pollet që e tregojnë Partinë Socialiste fituese. Komisioneri Shtetëror i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.