×
  • Lajme
  • Lajme

    Sa kushton krijimi i një vendi të ri të punës në Kosovë?

    FrontOnline
    06 Shtator 2020

    Kur flitet për mundësinë e krijimit të vendeve të reja të punës, duke iu referuar analizave të ekspertëve të fushës së ekonomisë, kostoja e krijimit të një vendi të punës si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat del të jetë e lartë.

    Në Kosovë, përgjithësisht mungojnë raporte që tregojnë për secilin sektorë se sa është kostoja për krijimin e një vendi të ri të punes. Për momentin, ekziston një analizë e organizatës D4D e realizuar në vitin 2016-të.

    Lexo Edhe:
    Mësuesja ndërron jetë nga koronavirusi gjatë mësimit online
    Kështu, sipas kësaj analize, për të krijuar një vend pune, Qeverisë i nevojiten përafërsisht 8 mijë euro. Por kjo shifër dallon varësisht nga sektori në të cilin bëhet investimi. Në bujqësi krijimi i një vendi të ri të punës llogaritet të kushtojë hiç më pak se 14 mijë euro.

    Ndërsa në sektorin e ICT-së kostoja është shumëfish më e lartë, duke arritur shifrat prej 50 mijë eurosh. Madje në sektorin e ndërtimit kostoja e një vendi pune mund të arrijë 60 mijë euroshin.

    Shumë vende me ekonomi të zhvilluara kanë politika të rëndësishme të trajnimit të punëtorëve, sidomos në fusha specifike. Kjo për vendin tonë paraqet problem pasi trajnimet kanë një kosto shumë të lartë dhe në mënyrë direkte ndikojnë në rritjen e çmimit në krijimin e një vendi të punës.

    Për Kosovë, një prej mundësive më të përfolura është investimi në sektorin e bujqësisë. Edhe investimet në këtë sektor kanë një kosto të lartë. Llogaritet që kostoja për krijimin e një vendi të punës në sektorin e bujqësisë të jetë diku rreth 14 mijë euro, ndërkohë që paga mesatare llogaritet 3 mijë euro në vit. Tek ky sektor evidentohen disa avantazhe, pasi ka mundësi më të madhe të operimit, pasi nuk ka nevojë p.sh. si investim të bëhet blerja e tokës./Buletini Ekonomik/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.