×
  • Lajme
  • Lajme

    Rupert Neudeck për Dick Martyn: Shqiptarët po mundohet t’i paraqesë si kriminelë

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Njëri ndër miqtë më të mëdhenj të popullit të Kosovës, Rupert Neudeck, i cili vdiq para disa vjetëve, pas publikimit të raportit të Dick Martyt kishte reaguar ndaj raportit të tij.

    Në një intervistë për mediat në Kosovë, Neudeck kishte thënë se pas publikimit të raportit të Dick Martyt, të gjithë duhet të tregojnë historinë tjetër të Kosovës.

    “Raporti i Dick Martyt dëshiron që neve që jetojmë në Evropë të na japë një pamje që të gjithë shqiptarët janë kriminelë”, kishte thënë Neudeck.

    Ai kishte thënë se është shumë pikëlluese që Kosova dhe populli i saj marrin epitete që nuk i meritojnë, meqë është populli më solidar që ai ka njohur.

    “Por, ky raport na jep neve një pamje të gabuar për Kosovën që shqiptarët i paraqet si kontrabandues të organeve dhe si kriminelë. Dhe për këtë jam shumë i pikëlluar, sepse Kosova nuk e ka merituar këtë epitet”, kishte thënë Neudeck.

    Rupert Neudeck për shumë vjet kishte udhëhequr organizatën gjermane “Cap Anamur”. Kjo organizatë kishte ndihmuar në rindërtimin e shtëpive në Kosovë. Deri në vdekje Neudeck ishte drejtues i organizatës humanitare “Grune Helme”.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2025
    Në mbrëmjen e 29 nëntorit të 2024 në Varage të Zubin Potokut ndodhi një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit. Pas sulmit, autoritetet...
    Lajme28 Mars 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar dyfishim të pagave për sektorin e sigurisë në Kosovë. Duke komentuar certifikimi e 344 rekrutëve...
    Lajme28 Mars 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ish-kandidatin për deputet të LDK-së, Shëmb Manaj, e ka emëruar nënkryetari të kryeqytetit. I...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2025
    Pas vizitës në Kosovë e Serbi, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të shkojë në selinë e NATO-s. Atje...
    Lajme28 Mars 2025
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se janë duke zhvilluar bisedime me partitë opozitare, përfshirë edhe LDK-në për krijimin...
    Lajme28 Mars 2025
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, në një konferencë për media ka thënë se gjatë fushatës zgjedhore e ka bërë të...
    Lajme28 Mars 2025
    Policia ka njoftuar këtë të premte se një çift irlandez është paraqitur në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ku kanë...
    Lajme28 Mars 2025
    Në një ndërtesë në lagjen “Pejton” në Prishtinë, po raportohet se kanë shpërthyer bateri. Sipas “IndeksOnline”, si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar...
    Lajme28 Mars 2025
    Analisti politik Halil Matoshi ka kritikuar ashpër veprimet e udhëheqësve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), duke e quajtur deklaratën e Blerim Sallahun, përfaqësues...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.