×
  • Lajme
  • Lajme

    Rukiqi: Urgjent të merret vendim për përkrahje specifike të gastronomisë dhe transportit

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Pas kufizimit të orarit të punës për sektorin e gastronomisë, kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se rritja e rasteve me COVID-19 duhet të parandalohet me vetëdijesim e jo me mbyllje të bizneseve.

    “Rritja e rasteve duhet të parandalohet me vetëdijesim, jo me mbyllje të bizneseve dhe kufizim të lëvizjes. Nëse është e nevojshme vetëdijesimi duhet të arrihet edhe me rritje të ndëshkimeve dhe sanksioneve për të gjithë qytetarët dhe bizneset që nuk respektojnë masat parandaluese. Pasi që përfaqësoj bizneset, mund të bëjë thirrje që të mbyllen të gjitha ato biznese që nuk respektojnë masat parandaluese, e jo të kufizohet apo mbyllet një sektor në tërësi”, tha ai.

    Ai tha se porosia e tij është se virusi COVID-19, është këtu për të qëndruar gjatë dhe duhet të mësohen të jetojnë me të.

    Rukiqi tregoi se si duhet të veprojnë institucionet.

    “Vendimmarrje të bazuar në të dhëna, analizë të thella, komunikim të rregullt me palët e prekura dhe konsultim para çdo vendimi. Qeveria dhe institucionet tjera, përfshirë Parlamenti deri më tani nuk kanë arritur as minimalisht t’i dalin në ballë sfidave dhe problemeve ekonomike dhe nëse nuk ka veprime të shpejta, që nënkupton veprime dhe vendime në dy javët në vijim, ne rrezikojmë mbylljen e mijëra bizneseve dhe mijëra vendeve të punës”, tha ai.

    Rukiqi tha se pakoja emergjente, që sipas tij nuk arriti të adresojë asnjë emergjencë dhe pësoj devalvim në të gjitha aspektet, duhet të implementohet në tërësi pa asnjë vonesë.

    Pasi që sektori i gastronomisë dhe sektori i transportit, janë të prekura direkt edhe nga vendimet e fundit, Rukiqi tha se duhet urgjentisht një konsultë me akterët e këtyre sektorëve dhe vendime për shtim të përkrahjes specifike për këta sektor.

    “Riprogramimin e kësteve të kredisë, lehtësira për qasje në financa, përkrahje për pagat dhe qiratë, së paku edhe për tre muaj, shtyrje të deklarimeve dhe pagesave të tatimeve edhe për tre muaj”, tha ai.

    Rukiqi u ka bërë thirrje bizneseve që të kenë kujdes, ku tha se respektimi i masave të distancës sociale, mbajtja e maskave nga punonjësit, dezinfektimet e rregullta, higjiena e punonjësve janë esenciale për mosrritjen e numrit të rasteve.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në Muçibabë po zgjasin një orë. E në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimit, ky kryeministri Albin Kurti dha njoftimin se Ministria e Financave po ndan për...
    Të tjera
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Real Madridit dhe Sevillas, e vlefshme për javën e 18-të në La Liga. Los Blancos...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Orhidea Latifi, apo si e njohin publiku me emrin Kida, më 21 dhjetor mbushi plot 27 vjet jetë. Paraqitja e saj për...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Jennifer Lopez komentoi për British Vogue se po i kapërcen vështirësitë pas divorcit nga Ben Affleck. Aktorja foli për revistën me rastin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Rovena ka debatuar me Vullnetin, Gresën e Xhenetën. “Këta mundohen ta bëjnë një lojë me Rovin, por nuk e mrrijnë dot, bëj...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Sara i ka bërë përshëndetjen e mëngjesit Drilonit me “mirëmëngjesi bro”, por boksierit kjo nuk i pëlqeu. “Mirëmengjesi bro, çka bën bro”,...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Gjatë gjithë jetës të Ivanka Trump, ajo punoi për babanë e saj. Kur Donald Trump ishte një manjat i pasurive të patundshme,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.