Nga opozita në kryeqytet kritikojnë kryetarin Shpend Ahmeti për keq menaxhim.
Qarkullimi u është vështirësuar.
Madje nganjëherë kalimi me veturë këndej paraqet edhe rrezikshmëri.
Shtrimi i rrugëve neper disa lagje të kryeqytetit ka nisur tash e disa muaj.
E në gjendje aspak të mirë janë rruga “Perandori Justinian” e ajo e emëruar “Llapi”.
Kjo ka shkaktuar mjaft pakënaqësi tek qytetarët, të cilët ankohen për pluhurin që po bëhet nga qarkullimi këtu.
Madje mos përfundimi i këtyre punimeve me kohë, ka shkaktuar humbje të mëdha në bizneset e tyre.
E nga opozita në Kuvendin Komunal të Prishtinës, këtë vonim disa mujor po e shohin si kalkulim strategjik të kryetarit Shpend Ahmeti.
Azemi thotë se ekzistojnë disa fakte të keq menaxhimit nga ana e kryetarit Ahmeti.
T7 ka tentuar që të marr përgjigje nga Komuna e Prishtinës lidhur me këto ankesa të banorëve të kryeqytetit, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.