Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Pejë ka humbur jetën pasi që është rrokullisur me një ekskavator.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur më datën 2 shtator, rreth orës 16:30, transmeton Telegrafi.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke kryer punime në rrugë me një ekskavator ishte rrokullisur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.