×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në shkollën që u mbyll në Vushtrri

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Në shkollën fillore ‘Mustaf Venhari’ në Vushtrri janë infektuar me koronavirus 8 mësimdhënës dhe 15 nxënës.

    Ditë më parë, pas testimit, dy nxënës dhe 6 mësimdhënësve, dolën pozitivë me COVID-19. Por, ky numër u rrit pasi u testuan edhe të tjerët.

    Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtori i Arsimit në këtë komunë, Afrim Namani, i cili tha se deri tani janë testuar gjithsej 44 mësimdhënës.

    Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe të gjithë janë pa simptoma, kështu bëri të ditur Namani.

    Por, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, shkolla është mbyllur dhe mësimi po vazhdon online.

    Gazeta Express ka kontaktuar edhe me drejtorin e shkollës, Shyqri Bunjaku, i cili tha se shkolla do të qëndrojë e mbyllur për 2 javë.

    Bunjaku tha se javën tjetër, së bashku me Task Forcën e Komunës së Vushtrrisë do ta analizojnë gjendjen në të cilën gjendet shkolla, pasi do të testohen edhe klasat e parashkollorëve.

    “Jemi në atë fazën ku jemi duke i bërë testimet nëpër klasa dhe jemi në përfundim, vetëm parashkollorët na kanë mbetur. Gjendja në klasat e tjera është e mirë. Numri i nxënësve në shkollë është i madh, i kemi mbi 1 mijë nxënës, prandaj javën tjetër po mendojmë të bëjmë një analizë, t’i marrim rezultatet e të gjithë klasave, dhe pastaj me Task Forcën e komunës, do ta analizojmë gjendjen se çfare e kemi dhe çka të bëjmë më tutje. Vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë e kemi që shkolla duhet të qëndrojë e mbyllur për dy javë”, tha Bunjaku .

    Ndërsa kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, pas rezultatit pozitivë të disa mësimdhënësve ka thënë se vendimi për rikthimin në shkollë, do ta marrin varësisht nga situata epidemiologjike.

    “Task Forca Komunale, Shtabi Emergjent dhe MSH, MASHT e IKSHPK do të përcjellin situatën dhe në kohë do të marrin vendim për rikthim në shkollë varësisht nga situata epidemiologjike”, kishte shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.

    Ndërsa, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj kishte njoftuar se mbi 1,500 mësimdhënës në gjithë territorin e Kosovës do të testohen për koronavirus.

    Në udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), për ruajtje të shëndetit të nxënësve në shkolla, thuhet se shkolla duhet të sigurojë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra, secilit nxënës si dhe personelit të shkollës duhet t’i bëhet matja e temperaturës përmes termometrit laserik çdo ditë.

    Numri i përgjithshëm i mësimdhënësve në nivel vendi llogaritet të jetë mbi 23 mijë.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.