72 pacientë të infektuar me koronavirus janë të hospitalizuar sot në Klinikën Infektive.
Sipas njoftimit, 31 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 4 raste në gjendje më të rënduar janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv dhe dy prej tyre janë në gjendje kritike.
“Klinika është në pritje të rezultateve për 8 raste si dhe nga klinika lirohen 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimet për COVID-19”, thuhet në njoftim.