Pjesëtarëve të Policisë ua është dashur të reagojnë në një mosmarrëveshje mes një familje në Prishtinë.
Katër anëtar të një familje, dy prindërit dhe dy fëmijët e tyre, pas një zënke mes tyre kanë përfunduar duke u përleshur fizikisht me njëri tjetrin.
Pasi kanë shkuar në vendin e ngjarjes policia i ka shoqëruar të 4 prej tyre, ndërsa me vendim të prokurorit, djali e vajza janë dërguar në mbajtje, ndërsa prindërit e tyre janë liruar me procedurë të rregullt.
Ndryshe bëhet e ditur se njëri nga këta persona ka pranuar edhe trajtim mjekësor.