Afro 78 për qind e votuesve në Rusi përkrahën reformat kushtetuese të cilat mund ta mbajnë presidentin Putin në pushtet deri në vitin 2036.
Me të gjitha votat e numëruara, 77.9 për qind votuan për reforma, ndërsa 21.3 për qind kundër, ka thënë komisioni zgjedhor, raporton BBC.
Këto reforma do të kthejnë në zero mandatin e Putinit në vitin 2024, duke ia lejuar që të jetë në krye të shtetit edhe për dy mandate 6-vjeçare.
Zyrtarë të opozitës e dënuan këtë votim, duke thënë se Putini po përpiqet të bëhet “president i përjetshëm”.
Kritiku i madh i Kremlinit, Alexei Navalny e përshkroi këtë rezultat si një “rrenë të madhe” që nuk paraqet mendimin e vërtetë publik në këtë shtet.