
Rreth 34 shqiptarë vlerësohet se janë prekur nga Coronavirusi në Gjermani.
Kështu ka deklaruar kirurgu vaskular në Gjermani, Halil Krasniqi në një intervistë për portalin “Front Online”, me ç’rast ka treguar edhe përvojën e tij në shëndetësinë e shtetit më të zhvilluar evropian sa i përketë ballafaqimit me virusin vdekjeprurës.
“ Në Gjermani jetojnë një numër i madh i shqiptarëve dhe atë që unë jam i njohur mbi numrin e bashkatdhetarëve të infektuar, e që mund të jenë rreth 28-34. Mentaliteti dhe kultura jon ëështë e tillë që popullata nuk paraqitet në opinion, apo edhe në shoqëri që është i infektuar, apo që ka qenë i infektuar”, ka thënë ai.