×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 100 mijë të infektuar në vit nga sëmundjet ngjitëse në Kosovë

    FrontOnline
    07 Qershor 2020

    Kosova nuk ka sistem të informimit shëndetësor, që do të thotë se i mungojnë statistikat e sakta për të gjitha sëmundjet.

    Të dhënat për sëmundje i mbledh Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

    Me sëmundje ngjitëse, në bazë të këtyre të dhënave, gjatë një viti në Kosovë infektohen rreth 100,000 njerëz.

    Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 68 njerëz kanë humbur jetën nga sëmundjet ngjitëse në vitin 2017, që është edhe viti i fundit kur ky institucion i ka mbledhur këto statistika.

    Por, përkundër kësaj, zyrtarët thonë se gjatë pandemisë së koronavirusit, ata kanë arritur të raportojnë për numrin e të infektuarve në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

    Lul Raka, mikrobiolog në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, thotë se kjo ka ndodhur falë bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

    “Gjatë vitit të fundit kemi qenë në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, për zbatimin e rekomandimeve të fundit nga kjo agjenci e Bashkimit Evropian. Pandemia e COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi] e ka ndërprerë këtë aktivitet që e kemi realizuar bashkë dhe kemi qenë në rrugë të rishikimit të kornizës ligjore dhe të mbikëqyrjes aktive të sëmundjeve ngjitëse”, thotë Raka.

    Infektologu Sali Ahmeti thotë për Radion Evropa e Lirë se disa sëmundje ngjitëse në Kosovë janë autoktone, porse ka edhe të importuara.

    Ai përmend malarien dhe virusin e Nilit Perëndimor si sëmundje që kanë arritur vonë në Kosovë dhe që kanë shkaktuar edhe vdekje.

    Sëmundjet infektive që prekin çdo vit një numër të popullatës, janë ethet hemorragjike – krime kongo, tularemia, tuberkulozi, gripet sezonale, fruthi, hepatitit B dhe C.

    “Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovë përballemi me sëmundje të ndryshme –nga ato më të zakonshmet e deri tek ato më të rralla apo të veçanta. Kosova njihet si vend endemik për disa sëmundje infektive, me një prevalencë dhe incidencë të lartë, duke përfshirë vdekshmëri. Në mesin e tyre janë ethet hemorragjike – krime kongo, që shkaktohen nga pickimi i rriqrave”, shpjegon Ahmeti.

    “Gjithashtu, fruthi është një prej sëmundjeve të rënda dhe shumë infektive që zakonisht prek fëmijët e pavaksinuar”, thotë ai.

    Vaksinimi ka bërë që disa sëmundje ngjitëse në Kosovë të dobësohen, por edhe të zhduken, siç është paraliza e fëmijëve dhe fruthi te fëmijët e vaksinuar.

    Sipas udhëheqësve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Kosova renditet në mesin e shteteve më të suksesshme në botë sa i përket imunizimit.

    Vaksinimi organizohet nga Programi i Zgjeruar i Imunizimit, në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, dhe ka një mbulueshmëri mbi 95 për qind.

    Mikrobiologu Lul Raka thotë se mbikëqyrja e sëmundjeve ngjitëse është një prej pikave qenësore në parandalimin dhe kontrollimin e tyre.

    “Në dekadën e fundit ka pasur mjaft probleme me funksionimin e sistemit të informimit shëndetësorë dhe nuk kemi të dhëna të sakta. Derisa IKSHPK-ja është përgjegjëse për mbikëqyrjen epidemiologjike”, thotë ai.

    Sipas Rakës, për mbikëqyrjen dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse janë duke punuar sipas rekomandimeve të Bashkimit Evropian, por që për një kohë ky bashkëpunim është ndërprerë për shkak të pandemisë me COVID-19.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.