×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Rrëfimet e pensionistëve: Jetojmë në mëshirën e Zotit, paratë s’na mjaftojnë për ilaçe

    FrontOnline
    26 Tetor 2021

    Pensioni bazë në vend është 90 euro.

    E ditëve të fundit po vërehet rritje enorme e çmimeve dhe produkteve esenciale.

    Pensionistët për Front Online shprehen të mllefosur me këto rritje të çmimeve në proporcion me pensionet që ata marrin.

    Bislim Ademi thotë se me pensionin që merr i kalon vetëm 10 ditë të muajit.

    “10 ditë më shumë s’na del pensioni, me 100 euro nuk ka pension. Nën 300 euro 400 euro ai nuk është pension. Po i shihni artikujt krejt janë rritë e ne kemi mbetur si sorrat e humbura në mjegull”, thotë Ademi.

    E dikush tjetër thotë se më pensionin që marrin, nuk munden as kafe të pinë.

    “Po çfarë nuk e mbërrin asgjë, as me pi një kafe nuk na dalin”, shprehet tha Naim Arifaj.

    Një tjetër pensionist po kërkon që të rriten pensionet, pasi parat që marrin nuk u mjaftojnë as për ilaçe.

    “Nëse na mbesin me hëngër mirë nëse jo duhet të durojmë mos të hamë hiq asgjë”.  Së pari duhet të rritet rroga pastaj çmimet, të gjithë artikujt në secilin market janë ngritur për 5% më lart, e pensionin 180 euro i merr ski as për ilaçe as me hëngër as nuk ke me pi”, ka thënë Islam Shaqiri.

    E Fetush Morina po kërkon që pensionet të mos jenë nën 300 euro, në mënyrë që të kenë jetë të dinjitetshme.

    “Shikoj kafet plot, e pensionistët nuk i kanë 50 cent me pi një kafe. Një pensionist nuk mund të jetoj me 100 euro, ilaçe nuk i dalin ato. Sa ka qenë Hashim Thaçi i rriti për 25%, e këta 10% me i rrit boll është. Me u rrit çmimet pa u rritë rrogat, pa u rritë pensionet e janë rritur çmimet haj me det, marre për ta çka janë duhet bërë.  Një pension nën 300 euro me qenë marre është, pensionistët janë nën mëshirën e zotit”, thotë Morina.

    Jusuf Azemi: Qytetarët janë të mllefosur, të rritet paga minimale

    Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi për Front Online ka paralajmëruar qeverinë se qytetarët janë të mllefosur me ngritjen e çmimeve dhe me këtë mund të ketë paknaqësi në forma të ndryshme.

    “Unë pres vlime sociale, unë e di që ka pasur rritje të çmimeve edhe në rajon, por në glob, në gjitha vendet e tjera qeveritë kanë qenë shumë pran qytetarëve dhe u janë ofruar njerëzve që me mundësitë që kanë së paku për gjërat më esenciale të mos të mbesin keq”, ka thënë Azemi për Front Online.

    Azemi tutje ka kritikuar qeverinë, ku sipas tij, është dashur që t’i subvencionoj kompanitë që importojnë produktet esenciale në mënyrë që të mos ndodhte kjo.

    “Sa i përket gjërave esenciale duke u nisur nga kripa, mielli e sheqeri e vaji shteti ka mundur të i mbaj nën kontrolle duke i subvencionuar kompanitë e mëdha që bëjnë importimin e mallrave”, ka thënë ai.

    Azemi edhe nj herë i ka kujtuar institucioneve se paga minimale është shumë e vogël dhe se me mosndryshimin e saj, qeveria po tregon se nuk e ka hallin e qytetarëve.

    “Në anën tjetër nuk e kemi asnjë ngritje të pagës përderisa çmimet rriten, paga minimale mbetet ajo që ka qenë dhe me vetë faktin që shteti nuk po merret me këtë çështje të bënë me dije që shteti nuk e bartë telashen e kësaj kategorie”, ka thënë Azemi.

    Sipas të dhënave zyrtare, paga minimale aktualisht në Kosovë është 130 euro për punonjësit nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç.

    Vetë kryeministri Albin Kurti premtonte që paga minimale të bëhet 250 euro, por nuk u arrit.

    Ajo ka mbetur e njëjtë që nga viti 2011./FrontOnline

     

     

     

     

     

     

     

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.