Një rrahje është raportuar të ketë ndodhur në Prizren, në të cilën kanë qenë të përfshira tri vajza .
Rrahja ka ndodhur më 14 gusht rreth orës 22:50.
Si pasojë e rrahjes, dy prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit lënda e rastit shkon në procedurë të rregullt.
“Eshtë raportuar se janë përfshirë në rrahje tri femra, lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar një mashkull dhe dy femra (një shtetas i Shqipërisë dhe dy shtetase kosovare, ndërsa në cilësi të viktimave janë intervistuar një femër shtetase e Shqipërisë dhe një mashkull kosovar të cilit i është dëmtuar vetura nga i dyshuari mashkull. Si pasojë, dy personave i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa pas procedurave me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.