×
  • Lajme
  • Lajme

    Rikthimi i nxënësve në shkollë në kohë pandemie, i pjesshëm

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Mbi 50 mijë nxënës të shkollave fillore dhe atyre të mesme i janë kthyer shkollës për disa ditë për t’u përgatitur për mbajtjen testit të arritshmërisë dhe atij të maturës.

    Kjo është bërë përkundër se numri i të infektuarve me koronavirus ka shënuar rritje ditëve të fundit.

    Përfaqësues të shkollave dhe të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se tashmë kanë marrë të gjitha masat që nxënësit mos të mos sëmuren me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

    Në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë nxënësit janë të pajisur me doreza dhe maska të tejdukshme që mbrojnë të gjithë fytyrën. Në hyrje të shkollës tashmë është vendosur edhe tuneli dezinfektues.

    Drejtoresha e kësaj shkolle, Jehona Oruqi, i tha Radios Evropa e Lirë se në këtë shkollë po mbajnë mësim nga dita e hënë (8 qershor), 130 nxënës të klasave të nënta, e që do të zgjasë dy javë.

    “Ne i kemi pesëparalele të klasave të nënta në shkollën tonë dhe janë të ndarë në grupe, nga 13 nxënës. Nxënësit janë të shpërndarë në dhjetë dhoma të mësimit. Gjithashtu janë të ndara edhe në ditë. Gjithsej janë 130 nxënës, por sot kanë qenë vetëm 65 nxënës. Pra, mësim efektiv mbajnë vetëm 5 ditë”, tha ajo.

    Sipas Oruqit, fëmijët janë ndarë në dy grupe ku nxënësit pesë ditë do të jenë në bankat e shkollës, derisa pesë ditë tjera ata mësimin do ta zhvillojnë online.

    Aplikacioni më i përdorshëm për mësim nga distanca mbetet ‘Zoom’, ku më shumë se dy persona mund të komunikojnë përmes audios dhe videos. Ky aplikacion është duke u përdorur në shumë vende të botës për mësime në distancë.

    Testit të arritshmërisë në Kosovë do t’i nënshtrohen 25 mijë e 400 nxënës të klasave të nënta, derisa 25 mijë e 800 nxënës do t’i nënshtrohen testit të maturës, tha Besa Bytyqi, zëdhënëse në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

    Vazhdim i mësimit është bërë sipas masave të parapara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

    Renea Munishi, nxënëse e klasës së nëntë, e cila vijon mësimin në shkollën fillore “Ismail Qemajli” në Prishtinë, duke folur për Radion Evropa e Lirë tha se ndonëse ka pasur frikë nga virusi, ajo thotë se në shkollën ku ajo vijon mësimin, po ndjehet e sigurt, pasi gjatë gjithë kohës po ruhet distanca dhe të gjithë kanë maska e doreza.

    “Jam kthyer përsëri në shkollë për shkak se jam në klasën e nëntë dhe duhet të përgatitem për testin e arritshmërisë. Do të mësoj në nëntë lëndët që përfshihen në test, dhe mësimi do të zgjasë dy javë. Mësimi po mbahet me orar të shkurtuar dhe po fillon në orën 9 të mëngjesit dhe po përfundon në orën 11:00. Para se të fillojë mësimi duhet të bëhemi rresht, të vendosim maskat dhe dorezat dhe të mbajmë distancë, e cila vlen edhe brenda objektit të shkollës”, tha ajo.

    Edhe në këtë shkollë fëmijët janë ndarë në grupe të vogla në çdo klasë në mënyrë që të ruhet distanca fizike.

    Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit thonë se mësimi nuk ka nisur në Komunën e Malishevës dhe atë të Junikut, pasi është thënë se atje nuk janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme. Autoritetet kanë thënë se mësimi në këto dy komuna do të fillojë gjatë kësaj jave.

    Qeveria e Kosovës ka mbyllur të gjitha shkollat në muajin mars kur u paraqiten rastet e para me koronavirusin e ri. /rel/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Lajme04 Mars 2026
    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.