×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rikthehen infektimet me Covid-19, shtohen shifrat në Itali

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Pas një periudhe të gjatë stabilizimi, e cila ushqeu shpresat se në Italinë e kthyer në njërin prej vendeve më të goditura nga koronavirusi gjendja po ecte drejt ritme te shpejta drejt një përmirësimi të ndjeshëm, shifrat e reja kanë mbjellë sërish shqetësim.

    Gati 1.600 raste të tjera pozitivë janë shënuar në fqinjin tonë përtej Adriatikut gjatë 24 orëve të fundit, të zbuluara siç thonë dhe autoritetet falë një shtimi të testeve të realizuara. Ndërkohë nga Covid 19 regjistrohen 10 viktima, ndërsa është në rritje dhe numri i të shtruarve ne terapi intensive. Aktualisht, bilanci total i jetëve të humbura atje llogaritet në mbi 35.500, ndërsa të prekurit janë 283,000, raporton TCh.

    Ndërkohë, numri global i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit arriti në mbi 900,000, sipas Universitetit Johns Hopkins, ndërsa infektimet kapin shifrën 27.7 milionë. E gjithë kjo në kohën kur kompania lider në garën globale për prodhimin e një vaksine kundër sëmundjes, AstraZeneca i ndërpreu testet dhe studimin klinik për shkak se një vullnetar pati probleme të pashpjegueshme shëndetësore. Megjithatë, kompania britanike sqaroi se pezullimi i përkohshëm i studimit është një masë rutinë për raste të tilla.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.