×
  • Lajme
  • Lajme

    Rigjykimi i aktivistëve të VV-së, gjykatësi e largon të akuzuarin Egzon Haliti nga salla

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Beqir Kalludra, pas tërheqjes së vërejtjes, ka larguar nga salla të akuzuarin Egzon Haliti, i cili së bashku me ish-deputetin Frashër Krasniqi dhe tre aktivistëve të tjerë, po akuzohen për vepra penale të terrorizmit.Në këtë proces gjyqësor i cili ishte kthyer në rigjykim, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi, janë duke u akuzuar me pretendimet se ata janë përgjegjës për sulmin në Kuvendin e Kosovës në gushtin e vitit 2014, që është kualifikuar si vepër terroriste, raporton “Betimi për Drejtësi”.Gjatë seancës së të mërkurës, gjykatësi Kalludra, ia ka tërhequr vërejtjen të akuzuarit Egzon Haliti dhe e ka udhëzuar që përsëritja e veprimeve dhe deklarimet pa lejen e kryetarit të trupit gjykues, do të kenë pasoja ligjore.

    “Nëse e vesh jaknen a”, i është drejtuar i akuzuari Haliti, gjykatësit Kalludra.Pas kësaj, gjykatësi Kalludra, e ka udhëzuar edhe të akuzuarin Frashër Krasniqi që të heq dorën nga tavolina dhe të ulet mirë në sallën e gjykimit.“Njërit i thu pse e vesh jaknen e mu qysh mu ul, mos boni hajgare me neve, çka paske sot, largom nga salla unë ulna qysh du, kallxoma ligjin që e përcakton qysh mu ul”, i është kundërpërgjigjur i akuzuari Krasniqi, gjykatësit Kalludra.

    “Autoriteti i gjykatës respektohet, këtu nuk je në kafe, unë të tregoj edhe qysh me u ulë, nëse nuk ulesh qysh duhet del nga salla”, i është drejtuar gjykatësi Kalludra të akuzuarit Krasniqi.Për shkak se në këtë seancë nuk ka prezantuar prokurorja speciale Fikrije Fejzullahu, e njëjta gjatë kohës sa gjykatësi Kalludra ishte duke konstatuar shtyrjen e kësaj seance, e ka kontaktuar të njëjtin përmes telefonit dhe e kishte njoftuar se nuk kishte qenë në dijeni për këtë seancë.Pasi gjykatësi Kalludra është përgjigjur në telefon në sallë të gjykimit, ka reaguar i akuzuari Haliti.“As në telefon mos fol pra, që 4 vjet jem tu marr me sene palidhje, sjelljet i kem pa edhe vendimet i kem pa”, ka thënë i akuzuari Haliti, derisa gjykatësi Kalludra komunikonte përmes telefonit me prokuroren speciale Fikrije Fejzullahu.“Dhe ju pom tregoni çka me bo a, ju se dini për çka e hapa telefonin”, i është drejtuar gjykatësi Kalludra të akuzuarit Haliti.Pasi i akuzuari Haliti ka vazhduar të komentojë pa lejen e gjykatës, gjykatësi Kalludra e ka larguar të njëjtin nga salla e gjykimit dhe ka njoftuar se largimi i tij do të zgjas deri në përfundim të seancës së të mërkurës, pasi sipas tij, i akuzuari Haliti vazhdimisht e ka ndërprerë.

    “Edhe ne paraburgim qom edhe dënona, sot nëse e ke njet, e kem pa qysh na ke dënu edhe qysh ka shku djali për kushte ligjore, u vra Astriti edhe kërkush nuk ka dhënë përgjegjësi hala, kushtet ligjore, të drejtat, drejtësia”, ka thënë i akuzuari Haliti derisa ishte duke u larguar nga salla e gjykimit.Ndryshe, përpos prokurores Fejzullahu në këtë seancë kanë munguar edhe dëshmitarët Rezi Zogiani, Egzon Metolli dhe Korab Veseli, ndërsa kanë prezantuar dëshmitarët Refki Jashari dhe Skender Imeri.Në këto rrethana, seanca e së mërkurës është shtyrë, ndërsa seanca e radhës pritet të mbahet me 27 tetor 2020, në ora 09:00.Ndryshe, në seancën e parë të rigjykimit, e paraparë të mbahej me 4 mars 2020, ish-mbrojtësi i të akuzuarit Krasniqi, avokati Tomë Gashi, kishte kërkuar përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Beqir Kalludra, mirëpo kjo kërkesë ishte refuzuar.Trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësi Beqir Kalludra, më 27 nëntor të vitit 2017, kishte shpallur fajtorë katër të akuzuarit, duke i dënuar me 21 vjet e gjashtë muaj burgim.Ish-deputeti Frashër Krasniqi ishte dënuar me 8 vjet burgim, Atdhe Arifi ishte dënuar me 6 vjet burgim, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë si dhe Adea Batusha me 2 vjet heqje lirie.Pas ankesave në Gjykatën e Apelit, kolegji i instancës së dytë gjyqësore, kishte vlerësuar se aktgjykimi i shkallës së parë është bërë me shkelje ligjore dhe e kishte anuluar të njëjtin dhe në këtë mënyrë, lëndën e kishte kthyer në rigjykim.Për rastin e aktivistëve të dënuar të VV-së, më 9 shkurt 2018, ishte diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës, në fund të së cilës seancë, Kuvendi kishte miratuar disa rekomandime ku kërkohej që për rastin e sulmit në ndërtesën e Kuvendit, të kërkohet dhe të mundësohet një hetim i plotë, i pavarur ndërkombëtar i tërë rastit, nga ndonjëri nga vendet perëndimore të BE, përfshirë vendet neutrale të Evropës Perëndimore dhe ZvicrënNdryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në dhjetor të vitit 2016, kishte ngritur aktakuzë kundër, Frashër Krasniqit, Atdhe Arifit, Egzon Halitit dhe Adea Batushës, të cilët i akuzon për kryerjen e veprës penale të terrorizmit.

    Ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosjes, PSRK-ja ka ngritur aktakuzë, katër muaj pasi të njëjtit, bashkë më të ndjerin Astrit Dehari, u arrestuan si të dyshuar për sulmin e 4 gushtit të po atij viti, ndaj objektit të Kuvendi të Kosovës, por, që Dehari kishte vdekur në nëntor të vitit 2016 në qelinë e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren.Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar “me qëllim që të shkaktojnë frikësimin serioz të popullsisë dhe shkaktimin e ndjenjës se pasigurisë për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.Sipas aktakuzës, të akuzuarit duke pasur për qëllim, që Kuvendi i Kosovës të detyrohet të mos ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi dhe me këtë rast, të shkaktoj frikësim serioz të popullsisë dhe shkaktimin e ndjenjës së pasigurisë tek qytetarët e Kosovës, më datë 4 gusht 2016, rreth orës 23 e 05 nga parkingu përball Kuvendit të Kosovës me raketahedhës dore kanë kryer sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.