×
  • Lajme
  • Lajme

    Rifilloi punën linja e Trafikut Urban për në Aeroportin e Prishtinës

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Nga sot është rikthye linja e autobusit të Trafikut Urban për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Ora 07:00, e mëngjesit shënoi nisjen e parë nga stacioni i autobusëve, në drejtim të aeroportit, derisa kthimi i fundit do të realizohet në orën 20:00.

    Bartja e maskave, si dhe distanca sociale, janë ndër masat që duhet t’i respektojnë udhëtarët.

    Kështu ka bërë të ditur, kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Trafiku Urban”, Lulzim Rexhepaj, i cili thotë për KosovaPress, se kjo linjë do të realizohet me një orar më të reduktuar, për shkak të pandemisë.

    Rexhepaj:Sot ka filluar linja e aeroportit

    “Sot ka filluar linja e aeroportit që e quajmë Linja 1A, duke filluar operimin nga ora 7:00, nisja e parë nga stacioni i autobusëve, në drejtim të aeroportit, ndërsa nisja e fundit apo kthimi i fundit nga aeroporti është në ora 20:00. Siç dihet ndërprerja ka ndodhur si rezultat i përhapjes së pandemisë, me ç ‘rast u ndërprenë edhe fluturimet atëherë, edhe ne e kemi ndërprerë qarkullimin në këtë linjë. Tani e filluam me një orar më të reduktuar sepse edhe për një kohë për shkak të pandemisë, përdorimi i autobusëve do të jetë më i vogël”, thotë ai.

    Rexhepaj theksoi se me kufizimin e udhëtarëve në 20 persona në autobus, është vështirësuar qarkullimi duke zvogëluar të hyrat, derisa thotë se për kompaninë në fjalë shërbimi ndaj qytetarëve është primar.

    Rexhepaj:Të hyrat janë shumë të vogla por me rëndësi është shërbimi ndaj qytetarëve

    “Me masat që jemi duke i ndërmarr që janë rekomandime nga institucionet përgjegjëse, është vështirësuar qarkullimi, por kemi hasur në një mirëkuptim që me këtë rast dua t’i falënderoj qytetarët sepse e respektojnë shumë mirë kufizimin që është 20 persona brenda autobusit si dhe vendosja e maskave…Të hyrat janë shumë të vogla, po me rëndësi për neve si ndërmarrje është shërbimi ndaj qytetarëve që hyn në shërbimet esenciale për qytetarët. Prandaj ne duhet të vazhdojmë me shpresë që pas një kohe do ta kalojmë pandeminë dhe t’i kthehemi normalitetit”, thotë ai

    I pari iNdërmarrjes Publike të “Trafikut Urban”, i njoftoi qytetarët se përdorimi i autobusëve është i sigurt dhe se dezinfektimet po bëhen në përmasa ditore.

    Rexhepaj:Përdorimi i autobusëve tonë është shumë i sigurte

    “Njoftojmë qytetarët se përdorimi i autobusëve tonë është shumë i sigurte, me shumë përkushtim jemi duke i respektuar masat dhe rekomandimet nga IKShPK, duke bërë dezinfektim të rregullt ditor apo manual nga ekipi jonë i mirëmbajtjes, si dhe dezinfektim profesional nga një kompani e kontraktuar çdo 20 ditë”, deklaron Rexhepaj.

    Një ndër masat që kishte marrë Qeveria e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, ishte edhe ndalimi i qarkullimit të transportit urban dhe ndër urban në tërë territorin e Kosovës, transmeton kosovapress.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Janar 2025
    Rashit Qalaj, ish-Drejtor i Policisë së Kosovës dhe kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka theksuar se sigurimi shëndetësor...
    Lajme18 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nga ora 12:00 do të mbajë konferencë për media. Konferenca mbahet në Selinë Qendrore të LDK-së. Ndërkaq,...
    Lajme18 Janar 2025
    Sigurimi shëndetësor dhe jetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës ka qenë një premtim i përsëritur nga të gjitha partitë politike gjatë...
    Të tjera
    Vip17 Janar 2025
    Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, ka thënë se Driloni është duke e shfrytëzuar për lojë Sarën. Ajo, mes...
    Vip17 Janar 2025
    Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka kritikuar Xhenetën për fjalorin që ka përdorur ndaj Sarës. “Nën një s’ke...
    Vip17 Janar 2025
    Në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Kosova 3, ka degraduar debati mes Xhenetës dhe Sarës. Xheneta i tha Sarës se nuk e...
    Vip17 Janar 2025
    Opinionistja, Olta Gixharri është shprehur ashpër ndaj gjuhës ofenduese dhe denigruese të Xhenetës ndaj Sarës. E njëjta tha se është pa fjalë...
    Zgjedhjet 202517 Janar 2025
    Kandidati për deputet ng radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka shkruar për tubimin e radhës në Novosellë të Pejës....
    Lajme17 Janar 2025
    Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sot gjatë ditës ka drekuar me biznesmenë shqiptaro-amerikanë dhe aktivist të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.