×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhepi: LDK e as partitë tjera nuk kanë kreditë të flasin në emër të popullit

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    Ka filluar të mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të LDk-së.

    Në të, shefi i kësaj partie Isa Mustafa, do t`u paraqes deputetëve të partisë së tij kabinetin e Qeverisë së ardhshme, raporton “Front Online”.

    Fatmir Rexhepi është njëri prej tyre.

    Ai para medieve tha se pas këtij takimi do të mbahet seanca e Kuvendit ku do të votohet Qeveria e re, raporton “Front Online”.

    “Pas këtij takimi do të mbahet seanca dhe aty do ta shqyrtojmë. Qëndrimi im është që t’i ndërtojmë institucionet e Kosovës. Do të shohim cili është varianti i mirë edhe ashtu do të veprojmë”, ka deklaruar Rexhepi.

    Ai ka konsideruar se fryma e LDK-së ka qenë gjithmonë për t’i ndërtuar institucionet, dhe si e tillë sipas tij, do të vazhdohet edhe më tej.

    “Fryma e LDK-së gjithëmonë është për me të ndertuar. Kjo frymë duhet të vazhdohet si traditë. I kemi shtjerr të gjitha varianetet e mundshme. Por me mujt me ju përshtat është mirë”, tha Rexhepi më tutje.

    Ai po ashtu ka theksuar se as LDK-ja e as partitë tjera nuk kanë kreditë të flasin në emër të popullit duke kërkuar zgjedhje.

    Rexhepi nder tjerash ka vlerësuar se përmes zgjedhjeve të 6 tetorit, elekorati ka folur që të kemi një bashkëqeverisje me partinë e Albin Kurtit, Vetëvendosjen.

    “LDK-ja nuk ka kreditë të flas në emër të popullit. Sikur nuk ka kreditë asnjë parti tjetër. Unë qe 30 vjet jam në parti. Unë mund të flas në emer të votuesve të elektoratit të LDK. Në kuadër të një fryme zgjedhore është normale që të kesh një mesazh nga elektorati që nesër të kemi një bashkëqeverisje. Ky ka qenë mesazhi e 6 tetorit. Ne kemi investuar për këtë mesazh”, tha Rexhepi.

    Thotë se ka qenë ithëtar i lobimit për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.

    Liderin e kësaj partie, Albin Kurtin, Rexhepi e ka quajtur politikan të mirë.

    “Albinin e çmojë si një politikan të mirë të ri, unë kam qenë ithëtar i lobimit për bashkëqeverisjen me Vetëvendosjen. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën”, tha Rexhepi në fund. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.