×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Restorantet “Be Happy” të Petrol Company, garantojnë zbatim të masave anti-COVID-19

    FrontOnline
    20 Korrik 2020

    Menaxheri i të gjitha pikave të restorantit “Be Happy”, Artan Krasniqi, ka qenë sot i ftuar në programin e mëngjesit në “Radio Prishtina”.

    Krasniqi foli në lidhje me situatën aktuale të pandemisë dhe se sa ka ndikuar kjo gjendje te gastronomia, restorantet e tyre në këtë rast.

    Ai theksoi se të gjitha pikat e “Be Happy”, po i përmbahen rregullave për mbajtjen e distancës, po dezinfektojnë ambientet çdo natë dhe tha se ka dezinfektues në çdo hapësirë.

    “Në fazën e parë të pandemisë, kemi punuar vetëm për punëtorë, sepse ne si ‘Petrol Company’ kemi shumë punëtorë. I kemi paguar edhe pse s’kanë punuar, kanë punuar shumë pak. Ndërsa tash i bie të punojmë më pak, e kemi shkurtuar orarin, por jo edhe rrogat apo stafin.

    https://www.facebook.com/prishtina89.8/videos/917312435401702/

    Ai njoftoi se disa ndryshime po bëhen në menu dhe se do të vazhdojnë me risi të tjera.

    “Me shefat e kuzhinës jemi duke punuar që të bëjmë ndryshime në menu. Po e bëjmë edhe një ndryshim të vogël në çmime. Ne për dallim nga të tjerët nuk i kemi rritë çmimet edhe pse janë rritë ato të furnizimit”, sqaroi menaxheri i “Be Happy”, Artan Krasniqi.

    Ai garantoi se gjithçka është sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, çdo gjë është e sigurt dhe se i gjithë stafi bartin maska.

    Restoranti “Be Happy”, funksionon me 7 pika të cilat gjenden në pikat e “Petrol Company-s”  në Dragodan (Prishtinë), Çagllavicë në të dy anët e rruges, Fushë-Kosovë, Gjakovë dhe në Pejë dy pika.

    (Artikull i sponsorizuar)

    Nga Rubrika
    Ekonomi18 Dhjetor 2024
    Arkitekti Përparim Rama kishte propozuar mega projekte për Komunën e Prishtinës para tri viteve, kur ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, por premtimet...
    Bota/Rajoni16 Dhjetor 2024
    Bitcoin ka arritur në një rekord të ri, duke kapur vlerën e 106 mijë dollarëve përpara se të binte në rreth 105...
    Ekonomi13 Dhjetor 2024
    KESCO ka njoftuar se për sot dhe një pjesë të ditës së nesërme kanë importuar energji elektrike mbi 3.5 milionë euro. Sipas...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ja çfarë dihet deri më tani për njeriun që u arrestua si i dyshuari për sulmin me makinë në një treg Krishtlindjesh...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një helikopter është rrëzuar mëngjesin e sotëm në spitalin Mugla në jugperëndim të Turqisë, ku si pasojë humbën jetën katër anëtarë të...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u pyet për refuzimin për ta takuar kryesindikalistin e sektorit privat, Jusuf Azemi i cili ka thënë për Front...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Shqipëria zyrtarisht e ka bllokuar për një vit qasjen në rrjetin social TikTok. Vendimi u mor ditën e djeshme nga ekzekutivi shqiptar....
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Niveli i kërcënimit po rritet në arenën globale, por nuk ka nevojë të trembni njerëzit duke folur për Luftën e Tretë Botërore....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se “shpërndajra e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik”, ndërsa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.