×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Reshitaj: Shëndetësia e brishtë, rrezik të kthehen masat izoluese

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Javëve të fundit Kosova po ballafaqohet me rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19.

    Lidhur me këtë, kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj ka thënë për Front Online se me gjithë situatën e krijuar, institucionet e vendit duhet të jenë më vigjilente karshi numrit të madh të të infektuarve.

    Reshitaj deklaroi se meqë sistemi shëndetësorë në Kosovë është i brishtë, nuk duhet rrezikuar deri te kthimi i masave izoluese.

    Për këtë, ajo thotë se gjatë ditës së djeshme me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për 28 masa të reja për mbrojtje të parandalimit të mëtejmë të këtij virusi.

    “Kosova duhet të jetë edhe më e vëmendshme në këtë drejtim. Nuk e kemi komoditetin të presim që të ballafaqohemi me këtë situatë e pastaj të marrim masa deri në kthim të masave izoluese. Qeveria e Kosovës dje ka marrë një vendim për 28 masa për parandalimin e këtij virusi. Gjithashtu janë dy nisma për formimin e një Ligji të përkohshëm për pandeminë”, pohoi Reshitaj për Front Online.

    Reshitaj: Mungesa e sigurimeve shëndetësore, vështirëson menaxhimin e pandemisë

    Për kryetaren e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj dallimi i menaxhimit të Covid-19 ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera, është i madh.

    Pasi sipas saj, vendi ka mungesë të sistemit informativ për të bërë kontrolle sistematike për qytetarët e saj, për të identifikuar personat me sëmundje kronike.

    Lidhur me këtë, Reshitaj theksoi nevojën e madhe të këtyre kontrollove, të cilat sipas saj do të bënin më të lehtë identifikimin e personave më të ndjeshëm për tu infektuar me Covid-19

    “Dallimi në menaxhimin e situatës me Covid-19 ndërmjet Kosovës dhe vende që e kanë një sistem të avancuar shëndetësor qëndron në atë që Kosova nuk e ka funksional sistemin shëndetësor. Ne nuk kemi mundësi ta kontrollojmë infektimin me këtë virus te personat me sëmundje kronike. Ne nuk e dimë si institucione se cilët pacientë janë me sëmundje kronike, sa është numri i tyre, ku janë të lokalizuar vendet nga cilat vijnë”, deklaroi më tej Reshitaj.

    Për Reshitajn, edhe mungesa e sigurimeve shëndetësore e bën edhe më të vështirë menaxhimin me Coronavirus.

    Pasi siç thotë ajo, po të kishim sigurime shëndetësore, do të ishte shumë më i lehtë menaxhimi i pandemisë në vend.

    “Gjithashtu në vendin si rezultat i një sistemi shëndetësor jo të mirë, ne nuk kemi as kontrolle sistematike të qytetarëve pasi që nuk kemi as sigurime shëndetësore. Dhe kjo të bën me kuptuar që ka shumë qytetarë të vendit edhe nuk e din nëse kanë ndonjë infeksion viral apo ndonjë sëmundje latente në organizimin e tyre, dhe kjo mundet me reflektuar nëse infektohen me një virus sikur Covid-19 dhe me përkeqësuar situatën”, deklaroi Reshitaj.

    Reshitaj: Në mungesë të ligjit për pandeminë, pamundesohet implementimi i masave tjera emergjente

    Mosimpementimi i ligjit për pandeminë, bënë që edhe më tej institucioneve shëndetësore të vendit të ju  pamundësohet implementimi i masave tjera emergjente, për të cilat kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj thotë se janë më se të nevojshme për situatën aktuale që ndodhet vendi.

    Reshitaj për Front Online thotë se përmes këtij ligji, Kosova do të mund të impelmentojë masa tjera emergjente për parandalimin e përhapjës së pandemisë Covid-19.

    “Ne si Komision presim që sa më shpejt Ligji për pandeminë të sjellët në Kuvend që të procedohet më tutje. Sepse me këtë ligj të përkohshëm ne do të kemi mundësi të implementojmë masa emergjente të cilat janë më se të nevojshme për këtë kohë”, tha Reshitaj.

    Ajo theksoi se Komisioni që ajo drejton e ka përkrahur propozimin e një ligji të tillë.

    Reshitaj madje tregon edhe për aktet nënligjore që mund të propozohen në ligjin për pandeminë.

    “Ne mund të vendosim edhe akte nënligjore të cilat do t’i mundësojnë implementim shtatë masave nga Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike që tashmë është aporovuar nga Qeveria e Kosovës”, tha Reshitaj më tutje për Front Online.

    Reshitaj: Kosova ka mungesë të stafit shëndetësorë, t’i ruajmë ata që i kemi

    Sipas kryetares së Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, një tjetër problem në menaxhimin e pandemisë me Coroanvirus është edhe mungesa e personelit shëndetësor.

    Për të cilët, javëve të fundit është raportuar për numër të madh të tyre që janë infektuar me këtë virus.

    “Ne jemi duke rrezikuar edhe personelin shëndetësorë. Kohëve të fundit kemi një infektim të numrit të personelit shëndetësor. Të gjithë e dimë që kemi mungesë të numrit të infektologëve të mikrobiologëve në vendin tonë. Prandaj edhe ne nëse lejojmë që ata që i kemi të infektohen atëherë do të futemi në një rrugë pa dritë”, ka thënë Reshitaj për Front Online.

    Ajo ka vlerësuar se personeli shëndetësor, policët dhe kategoritë tjera që po merren me pandeminë, kanë nevojë për motivim shtesë.

    “Institucionet duhet të kenë një kujdes për personelin shëndetësor për mbrojtje të tyre, për motiv sidomos gjatë kësaj periudhe, e më pastaj për policinë dhe të gjitha ata që kanë qëndruar dhe po vazhdojnë të qëndrojnë në vijën e parë të frontit. Ata kanë nevojë për një motivim shtesë e jo demotiv që është duke ju shkaktuar kohëve të fundit”, tha më tej ajo.

    Reshitaj tregon se a e ka bërë testin për Covid-19 

    Ditëve të fundit edhe deputetë të parlamentit të Kosovës kanë rezultuar pozitiv me virusin Corona. Për këtë, që nga dita e djeshme e deri më sot ka filluar testimi për deputet dhe staf civil të Kuvendit.

    Edhe kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj thotë se sot ka bërë testin për Covid-19.

    “Po e kam bërë sot testin për Covid-19 në zyrat e Parlamentit. Ishte një ekip i IKPShK-së. Një pjesë e deputetëve vetëm e ka bërë testin. Ka zëra që testimet po bëhen për të gjithë ata që kanë nevojë. Mendoj që një pjesë e stafit administrativ do të duhet ta bëj testin pasi që është privuar nga kjo mundësi. Për shkak se disa persona nga parlamenti dolën pozitiv me Covid-19 dhe u ndalën disa veprime dhe puna, funksioni i parlamentit, ne si Komision i kemi anuluar mbledhjet e fundit për shkak të kësaj situate”, ka thënë Reshitaj për Front Online.

    Ajo madje, ka edhe një propozim lidhur me këtë situatë.

    “Mendoj që nëse arrijnë të testohen ata që kanë pasur kontakte me persona të infektuar, do të kemi mundësi që të kthehet funksioni i punës së Kuvendit të Kosovës. Pas 5 orëve pritet rezultati që të shohim nëse jemi të infektuar. Unë skam pasur simptoma ndonëse kemi pasur kontakte me personat që kanë dal pozitiv me këtë virus”, ka thënë në fund Reshitaj për Front Online.

     

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një zyrtar gjerman ka thënë se policia ka pasur kontakte më parë me të dyshuarin e akuzuar për sulmin në një turmë...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Driloni ka refuzuar t’i përgjigjej një pyetjeje që i ka bërë Drenusha atij për Sarën. Ajo e pyeti nëse i pengon pëlqimi...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Raporti i tij me femrat, nxiti sërish diskutimin e Gresës, Xhenetës e Drenushës, me Drilonin e Xuxin. Driloni u tha se edhe...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Sara dhe Gjesti janë parë në një afrimitet miqësie mes vete ndërsa ndanin në diskutim disa tema. Ndër to qe edhe situata...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Deri në dy orë po vijojnë pritjet për të hyrë nga Jarinja në Kosovë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kombëtar, edhe te...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Të qeshura e argëtim ka shkaktuar Laurenti, kur vendosi ta imitonte këtë herë Leon. E gjitha për frazën e tij të numërimit,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.