×
  • Lajme
  • Lajme

    Rekomandimi për strategji të re, sot në Gjilan nuk u lejua marrja e mostrave për testim

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë, të dielën mbrëma kanë nxjerrë një rekomandim përmes së cilit kanë njoftuar për një strategji të re të testimeve për COVID-19. Ky rekomandim është dërguar në qendrat rajonale të shëndetit publik. Por, si duket ka hasur në keqkuptim. Kjo pasi në komunën e Gjilanit, sot nuk është lejuar marrja e mostrave për testim.

    Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë për Gazetën Express se gjatë ditës së sotme nuk është lejuar marrja e mostrave të dyshuara për COVID-19 në këtë komunë.

    “Sot nuk është marrë asnjë mostër. Nuk na është lejuar të marrim mostra në Gjilan. Qendra rajonale e shëndetit publik sot nuk e ka marrë asnjë mostër, për shkak të një njoftimi nga IKSHPK-ja dhe MSh’ja”, ka thënë Ismajli.

    Ismajli tha se ende nuk kanë dalë rezultatet e mostrave të marra nga data 19 deri më 21 qershor.

    “Jemi në pritje të afër 100 mostrave që janë marrë për testim më 19, 20 dhe 21 qershor, rezultatet e tyre nuk kanë dalë ende”, deklaroi Ismajli.

    Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë sot ka sqaruar rekomandimin për përditësimin e strategjisë së testimeve.

    Përmes një komunikate drejtuar mediave, ky institucion ka bërë me dije se do të testohen të gjitha rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe repartet e dedikuara për pacientët me COVID-19, personeli shëndetësor me shenja dhe simptoma të infeksionit si dhe personeli që ka pasur kontakt të afërt dhe të pambrojtur me të infektuarit.

    Testimeve do t’u nënshtrohen edhe të gjitha kontaktet e afërta të personit COVID-19 pozitiv, të cilët kanë shenja dhe simptoma të kësaj sëmundje, personat e moshuar dhe personat me sëmundje kronike dhe të gjitha rastet e dyshuara që kanë shenja klinike në SARS në komunitet apo institucionet e mbyllura (shkolla, spitale, shtëpi të pleqve, burgje).

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.