×
  • Lajme
  • Lajme

    Reka flet me nënkryetarin e Parlamentit Europian, falënderon për ndihmat dhënë Kosovës

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka, në pamundësi për të realizuar takimin e planifikuar në Bruksel, sot realizoi një bisedë telefonike me nënkryetarin e Parlamentit Evropian Rainner Wieland.

    Reka e ka njoftuar Wieland me situatën e emergjencës shëndetësore dhe masat e ndërmarra nga Qeveria në detyrë, në luftimin e pandemisë COVID-19, dhe e falënderoi për ndihmën e gjertanishme për Kosovën që ka dhuruar Bashkimi Europian, përfshirë këtu edhe ndihmën e fundit të miratuar nga Komisioni Europian, atë të pakos së ndihmës makro-financiare prej 100 milionë euro për Kosovën.

    Gjatë bisedës u diskutua po ashtu për mbështetjen e Wieland dhe të parlamentarëve europianë në rrugën evropiane të Kosovës, me theks të veçantë për liberalizimin e vizave.

    Në këtë bisedë, ministri në detyrë kërkoi nga nënkryetari i Parlamentit Europian, që ai dhe miqtë tjerë europarlamentarë të vazhdojnë të jenë zëri i Kosovës në këtë institucion të rëndësishëm të BE-së, sidomos tash kur nevojitet bindja e fundit e shteteve hezituese për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

    Në fund, Wieland nga ana e tij rikonfirmoi mbështetjen e tij dhe të parlamentarëve europianë për Kosovën, në veçanti për liberalizimin e vizave, si dhe për perspektivën evropiane të vendit tonë, duke premtuar përkrahjen e mëtejme të Kosovës në procesin integrues europian.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.