×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Reforma Zgjedhore, Meta: Di që opozita s’e ka vënë kusht qeverinë tranzitore

    FrontOnline
    05 Qershor 2020

    Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët këtë të premte, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u pyet edhe për bisedimet për Reformën Zgjedhore, duke thënë se nuk ka qenë pjesë e tryezës deri tani.

    Meta ka theksuar se, në dijeninë e tij, opozita nuk ka vendosur një kusht për qeveri tranzitore.

    “Shpresoj që të arrihet një kompromis, në mënyrë që Komisioni Evropian ta shënojë si një arritje. Duket se ka një proces dhe çështja ka mbetur të mirëbesim në disa aspekte që unë mendoj se do të ndikojnë në konsensus. Në dijeninë time, opozita nuk ka vendosur një kusht për qeveri tranzitore dhe kjo e bën konsensusin më të mundur. Uroj që kjo gjë të ndodhë sa më shpejt”.

    A ka komunikuar ai me kryetarin e PD-së Lulzim Basha gjatë kësaj kohe?

    “Mesazhi im për opozitën, ka qenë: Gjithçka për konsensus. Që në momentin e shkatërrimit në mënyrë të paligjshme të Teatrit, ka qenë: Mos bini pre e provokimit të radhës, për t’u larguar nga tryeza e reformës. Mesazhi tjetër: Mos paraqisni një listë dëshirash, por qëndroni qartë tek elementët bazikë, për të cilat do të keni përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe atyre që janë mjaft të shqetësuar për problemet e zgjedhjeve në Shqipëri”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.