Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker do të takohet sot në Bruksel me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Reeker ka thënë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit mbetet një përparësi e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara.
Zyrtari i Lartë i Departamentit të Shtetit ka deklaruar poashtu se ata janë të përfshirë në procesin e dialogut dhe për këtë çështje do ta takojë sot Lajçakun.