×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Ministrja e Financave: Të fokusohemi në rimëkëmbjen ekonomike e jo në sulme personale

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se pajtohet plotësisht me reagimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Parlamenti të mos përdoret nga askush për qërim të hesapeve personale.

    Ka thënë se nuk është punë e saj të ndërhyjë ndërmjet deputetëve kur ata fjalosen ose acarohen.

    “E vetmja përplasje, e vetmja brengë, i vetmi angazhim i imi në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës është dhe do të jetë në funksion të rimëkëmbjes ekonomike dhe mirëqenies së qytetarëve. Jam dakord plotësisht me reagimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku bëhet thirrje të gjithëve që mos të përdoret Parlamenti për sulme personale”, ka reaguar Bajrami në një shkrim në FB.

    “Kushdo që ka pritur që unë të hyj në mes të deputetëve kur ata fjalosen e acarohen ka pasur pritje të gabuara. Situata të tilla janë të papranueshme dhe duhet të adresohen aty ku e kanë vendin e jo në adresën time. Jam Ministre e Financave dhe i gjithë fokusi im është te adresimi i problemeve ekonomike të qytetarëve, të bizneseve, të atyre që po mbesin për çdo ditë pa punë shkaku i pandemisë”, ka shtuar ajo.

    Sipas Bajramit, qytetarët po humbin për çdo ditë me secilën shtyrje që po u bëhet punëve në Parlament. Prej marrëveshjeve ndërkombëtare e deri te shtyrja e rishikimit të Buxhetit.

    “T’i lëmë pak inatet personale dhe të fokusohemi në rimëkëmbjen ekonomike. Do të kemi kohë për luftë politike dhe qërim të hesapeve personale kur shteti të rimëkëmbet nga pandemia. Deri atëherë ruajeni shëndetin!”, ka shtuar ajo.

    Vjosa Osmani është përplasur me fjalë mbrëmë me deputetin e LDK’së, Xhavit Ukaj, i cili shkoi te foltorja e Kryeparlamentares pasi kjo e fundit e kërcënoi se me forcën e sigurimit fizik do ta largonte nga seanca pasi i njëjti protestoi kundër mënyrës se si ish-Nënkryetarja e LDK’së po i favorizonte deputetët e Albin Kurtit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.