×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon kryetari OVL-UÇK-së ndaj këshilltarit të Kurtit, e quan Gashin avokat të Serbisë

    FrontOnline
    24 Prill 2020

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dënuar gjuhen e përdorur nga këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, në T7, ku akuzoi UÇK’në se ka kryer krime lufte ndaj civilëve serbë.

    Gucati tha se Gashi me deklaratat e tij është duke i shërbyer Serbisë cdo herë e më shumë dhe se po e luan rolin e avokatit të Serbisë.

    “Oganizata e Veteranëve e Luftës të Ushtrisë Çlimitare të Kosovës e dënon gjuhën fyese dhe denigruese të Shkëlzen Gashit dhe i bënë thirrje organeve të drejtësisë së Republikës së Kosovës të ftojë Shkëlzen Gashin dhe t’i sjell faktet apo dëshmitë që vazhdimisht është duke akuzuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për krime luftë dhe të nis hetim ndaj tij. Shkëlzen Gashi i cili me deklaratat e tij është duke i shërbyer çdo herë e më shumë Serbisë ku është duke e luajtur rolin e avokatit të Serbisë në vend se të punontë në të mirën e shqiptarëve të Kosovës si një ‘’i mençur’’ që shitet është duke bërë argatin e Serbisë, historikisht dihet së kush i ka akuzuar shqiptarët për krime luftë Serbia por ja që sot kemi njerëz të tillë si puna e Shkëlzen Gashit që nga studiot televizive çdo ditë e më shumë po akuzon dhe po shpifë ndaj UÇK-së, njerëzit si soji i tij vendin e kanë në Beograd dhe jo në Kosovë!”, ka reaguar kryetari i OVL-UÇK’së, Hysni Gucati.

    Tutje, edhe i biri i atdhetarit Ukshin Hotit, Andin Hoti, i ka reaguar Gashit duke e lutur Kurtin ta shkarkojë këtë person, e madje duke e quajtur edhe “zagar”.

    E kjo sepse Gashi në Frontal të T7, tha se raporti i Dick Martyt flet për krimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kjo organizatë i ka kryer ndaj civilëve serbë, sipas Gashit.

    Gashi pretendon se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer krime lufte. E gjithashtu sipas tij, krime kanë kryer edhe individë të mllefosur për shkak se atyre u është bërë padrejtësi nga Serbia.

    Hoti thotë se pa marrë parasysh mendimeve të kundërta politike, asnjëherë nuk ka menduar se në mesin e Vetëvendosjes ekziston një anti-shqiptarizëm.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.