×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rasti “Monstra”, 7 policë të lënduar dhe 8 protestues të shoqëruar në Polici

    FrontOnline
    26 Shkurt 2021

    Shtatë policë të lënduar dhe 8 shoqëruar në polici është bilanci i protestave të sotme për rastin “Monstra”, konfirmojnë nga MPB-ja.

    Paralajmërimi për protestën kundër vendimit gjyqësor për rastin “Monstra”, rriti dukshëm edhe masën e sigurisë në qytet. Policë, të të gjitha njësiteve, të përgatitur si për gjendje lufte ishin vendosur kryesisht për rreth qendrës tregtare “Mavrovësja”, në afërsi të Çarshisë së Vjetër dhe në rrugët, të cilat duhet të kalonin protestuesit. Rrugët kryesore ishin të mbyllura për qarkullim. Ndërsa protestuesit afroheshin, policia shtoi dukshëm përforcimin, raporton Alsat.

    Pas përshkallëzimit të situatës, në disa raste në ndihmë të lënduarve u erdhi auto-ambulanca.

    Protestuesit kërkuan që policia të hap kordonin. Kishte disa tentime për përleshje me policinë. Për qetësimin e masës ndërhynë edhe deputetët që ishin prezent në protestë.

    Këshilli organizativ e cilësoi si diktaturë kufizimin e protestës.

    Përleshja mes protestuesve dhe policisë vazhdoi edhe disa minuta pas tërheqjes së turmës.

    Marshit protestues përveç qytetarëve, familjarëve të të dënuarve për rastin “Monstra”, iu bashkuan edhe familjarë të Almir Aliut nga Kumanova dhe familjarë të të dënuarve në rastin “Alfa”.

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.