Policia e Kosovës, ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar për dhunim, me ftesë të policisë është paraqitur në stacionin policor.
Përmes raportit 24 orësh të PK-së, shtohet se i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit.
Po ashtu njoftohet se pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Raport shtesë: DHUNIM. Gjakovë 10.07.2022 – 22:25. Më 11.07.2022 pas ftesës nga ana e policisë është paraqitur në stacion i dyshuari mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me rastin. I njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.