Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rrënie ditëve të fundit.
Numri i personave të shëruar ka qenë më i madh se i të infektuarve të rinj dhe kjo ka bërë që rastet aktive të ulen.
Për momentin raste aktive janë 2.326, ndërsa Shkupi akoma është i pari me 781.
Pas Shkupit qyteti i dytë me më shumë raste aktive është Kumanova me 315, ndërsa i treti është Gostivari me 201 raste aktive.
Në Tetovë ka pasur ulje të madhe të rasteve aktive, ndërsa për momentin janë 119.
Në Strugë ka 64, Dibër-56, Kërçovë-53, Ohër-35, ndërsa në Resnjë nuk ka asnjë.