×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Raporti kinez: Arabia Saudite mund të ketë xehe të mjaftueshme uraniumi për lëndë bërthamore

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Sipas disa dokumenteve konfidenciale kineze, Arabia Saudite mund të ketë sasi të mjaftueshme të xehes së uraniumit për ta shtruar rrugën për prodhim të materialit bërthamor.

    Hollësi të këtij raporti gjenden në dokumentet e përgatitura për Arabinë Saudite nga gjeologët kinezë, të cilët kanë dhënë ndihmë për zbulimin e rezervave të uraniumit për një kohë shumë të shkurtër si pjesë e marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e energjisë bërthamore.

    Në këtë raport përshkruhet se si gjeologët punuan tërë vitin, pavarësisht vapës së madhe, për t’i identifikuar rezervat nga të cilat mund të prodhohen 90,000 tonë uranium nga tri depozita që ndodhen në pjesët qendrore dhe veriperëndimore të shtetit.

    Arabia Saudite ka qenë e hapur sa i përket ambicies për të nxjerrë uranium brenda vendit. Një zyrtar i lartë kishte deklaruar në vitin 2017 se kjo ambicie është një hap drejt vetëmjaftueshmërisë në prodhimin e lëndës bërthamore për një program të energjisë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

    Sipas hulumtimit të vitit 2019, rezervat e uraniumit në këtë shtet mund të jenë të mjaftueshme për reaktorët që vendi synon t’i ndërtojë por edhe për eksport.

    Ekspertët thonë se nëse Arabia Saudite ka mundësi të nxjerrë uranium të mjaftueshëm brenda vendit e jo të varet nga furnizuesit e jashtëm, kjo mund të jetë shtytje për krijimin e programit të vet të armëve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.