-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Lladrovci i publikon në Facebook emrat e politikanëve, sportistëve që e ngushëlluan për nënën

    FrontOnline
    14 Qershor 2020

    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me një postim në rrjetin social, ka falënderuar të gjithë qytetarët, personalitetet, miqtë, dashamirët, bashëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët për ngushëllimet me rastin e vdekjes së nënës së tij, Shefkije Nika- Lladrovci.

    Me këtë rast, Lladrovci ka shkruar se “ngushëllimet Tuaja, nderimi për Nënën Ki, nga të gjithë Ju, ishte nderim tepër i madh, edhe pse kemi theksuar se kërkohet kujdes për shkak të pandemisë”.

    Lladrovci ka theksuar se “Populli ynë, ka vlerësuar kontributin e secilit për atdheun, andaj, heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë e kanë ditur se ia vlen çdo sakrificë për atdheun”.

    Ja postimi i plotë i z. Lladrovci:

    Të dashur miq, shokë, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, qytetarë, nga të gjitha trojet etnike,

    Shokë të idealit të Fehmiut e Xhevës,

    Pas përmbylljes së ditëve të ngushëllimeve, për Nënën tonë të dashur, Nënën Ki,

    Në emrin tim, Emriut dhe motrave, të Familjes Lladrovci dhe Nika,

    Ju shprehim nderimin më të thellë e më të sinqertë që u gjendet pranë nesh në këto ditë të rënda e plotë dhimbje.

    Këto ditë, ngushëllimet Tuaja, nderimi për Nënën Ki, nga të gjithë Ju, ishte nderim tepër i madh, edhe pse kemi theksuar se kërkohet kujdes për shkak të pandemisë.

    Prania Juaj, ngushëllimet tuaja dhe solidarizimi Juaj me humbjen tonë, bënë që dhimbja për Nënën Ki, të jetë më e lehtë dhe më e përballueshme.

    Së bashku, me bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët, kemi ndjerë thellësinë e dashurisë prindore, duke kujtuar mallin e pashuar të Nënës Ki, për dritën e syve, Fehën dhe yllin e zemrës, nusen Xhevë, kujtime që na la si lidhje me përjetësinë.

    Nëna Ki, si çdo nënë shqiptare, dhimbjen e saj e ktheu në qëndresë. Ishte e fortë edhe para dyerve të burgjeve, gjatë përgatitjeve për luftën çlirimtare, në flakën e luftës, pranë sofres së bashkëluftëtarëve të bijve të saj, duke bartur bekimin dhe qëndresën deri në fitore.

    Prandaj, sot, në përfundim të ditëve të ngushëllimeve, i mallengjyer nga respekti Juaj për Nënën Ki, ku morën pjesë personalitetet më të shquara të kombit të fushave të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi, nga diaspora, miqtë ndërkombëtarë, ju falënderojmë nga zemra. Ua kthefshim me të mira e në gëzime.

    Populli ynë, ka vlerësuar kontributin e secilit për atdheun, andaj, heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë e kanë ditur se ia vlen çdo sakrificë për atdheun.

    Nderimi për Nënën Ki është nderim për Fehën, Xhevën dhe të gjithë neve që lirinë e atdheut e kishim mbi gjithçka.

    Ju faleminderit të gjithëve, ua kthefshim në gëzime!

    Në veçanti i falënderoj për ngushëllime:

    Hashim Thaçi, Bekim Jashari, Vjosa Osmani, Avdulla Hoti, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Albin Kurti, Pandeli Majko, Ali Ahmeti, Ramush Haradinaj, Musa Xhaferi, Talat Xhaferi, Nuredin Lushtaku, Ilaz Dërguti, Bedri Islami, Bujar Leskaj, Moikom Zeqo, Naim Zoto, Shkëlqim Hajdari, Rashit Qala, Eliza Hoxha, Naser Ramadani, Exhevit Zuka, Sabri Kiçmari, Hysni Gucati, Agim Çeku, Atifete Jahjaga, Fiton Peja, Tahir Hani, Hasan Ukëhaxhaj, Sylejman Selimi, Fatmir Limaj, Gent Cakaj, Fadil Bajrami, Naim Tërnava, Albulena Haxhiu, Xhevat Ademi, Fatmir Dehari, Xhevat Kraja, Arben Krasniqi, Mehdi Hajdari, Bardhyl Mahmuti, Nait Hasani, Ferhat Dinosha, Sejdi Hoxha, Anton Quni, Rrahman Rama, Fatmir Xhelili, Luan Haradinaj i riu, Sejdi Hoxha, Ferat Shala, Xhavit Haliti, Hajredin Kuçi, Justina Shiroka-Pula, Blerta Deliu, Ganimete Musliu, Besa Ismajli, Abelard Tahiri, Memli Krasniqi, Uran Ismajli, Ariana, Musliu, Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Arsim Prapaniku, Genci Beribashi, Besnik Tahiri, Zana Rudi, Ramadan Avdiu, Ragip, Granit e Taulant Xhaka, Herolind Shala, Amir Rrahmani, Milot Rashica, Muzafer Shala, Shyqiri Bytyçi, Halil Selimi, Naser Rama, Ilaz Derguti, Fadil Kodra, Zenun Kodra, Nasim Haradinaj, Ismail Syla, Adem Gashi, Adem Grabovci, Labinot Halilaj, Agim Ademi, Eroll Salihu, Muharrem Sahiti, Albert Bunjaku, Arsim Kabashi, Ismet Munishi, Afrim Tovërlani, Gani Sejdiu, Abedin Zeka, Tahir Batatina, Rafet Prekazi, Mehmet Bogujevci, Leonora Jakupi, Sokol e Bajram Gashani, Ismet Sylejmani.

    Kryetarët e komunave që udhëhiqen nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Kryetarët e komunave të Kosovës, Deputetët dhe ish deputetët e Parlamentit të Kosovës, OVL e UÇK, Brigada 111- “Tigrat e Zi”, ministra, ish ministra, zëvendës ministra, ish zëvendës ministra, gjeneralë, oficerë dhe ish oficerë të tjerë të FSK, prindër dhe familjarë të dëshmorëve, Sekretar shteti në Kosovë, Shqipëri e Maqedoninë e Veriut, Asambleistë të Komunës së Drenasit, FFK, artistë nga të gjitha trojet, zyrtarë të institucioneve qendrore dhe lokale, profesorë, dekanë të universiteteve në Kosovë, ish rektorë, konzuj dhe ish konzuj, futbollistë e qytetarë, administratën dhe drejtorët e komunës, anëtarët e lagjës dhe fshatit tim dhe fshatit të dajëve të nderuar, që me vizita, letra e mesazhe, na ngushëlluat dhe lehtësuat dhimbjen.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se mbi 148 mijë punëtorëve mund t’u rrezikohet vendi i punës me vendimin për rritjen...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, hodhi poshtë çdo mundësi për një koalicion mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje,...
    Lajme15 Maj 2025
    Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”. Gjatë ditës...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Besnik Tahiri realizoi sot një vizitë pune në Mal të Zi, ku u takua me Kryetarin e Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, dhe...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar takimin me presidenten Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare, duke...
    Lajme15 Maj 2025
    Ismet Kryeziu nga KDI ka kritikuar Albin Kurtin e VV-së për mosdeklarimin e tij para mediave. Ai ka thënë se kjo tregon...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesin e liderëve që e ka pritur sot është edhe homologu i tij finlandez, Petteri Orpo....
    Lajme15 Maj 2025
    Profesori i Fakultetit Filozofik, Arben Hajdari, po përballet fatkeqësisht me një sfidë të rëndë për jetën. Atij i është rikthyer sëmundja e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.