×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama, Vuçiq dhe Zaev njëzëri: Na u bashkoni në Ballkanin e Hapur

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2021

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i kanë ftuar shtetet e Ballkanit Perëndimor që të bashkohen në nisëm rajonale Ballkani i Hapur.

    Kjo ftesë nga kjo treshe vjen dy ditë para takimit që do të mbahet në Tiranë.

    “Deri më tash pjesë e kësaj iniciative janë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe ajo është dhe do të jetë e hapur për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në një letër të përbashkët  nga Rama-Vuçiq-Zaev.

    “Ne shfrytëzojmë këtë mundësi edhe një herë për t’i ftuar të gjithë fqinjët që të na bashkohen, që t’u ofrojnë qytetarëve të tyre atë në ne u ofrojmë qytetarëve tanë”, thuhet në letër.

    Në të thuhet se ata si krerë nuk mund të lejojnë që banorët e Ballkanit ta përjetojnë tmerrin e së kaluarës, derisa sipas tyre Bashkimi Evropian po e pamundëson zgjerimin.

    “Ne kemi dallimet tona, ne nuk pajtohemi për disa çështje, por që të gjithë pajtohemi se ekonomia dhe katër liritë themelore të BE-së janë mënyra më e mirë për t’i dhënë rajonit tonë shpresë për paqe afatgjatë”, thuhet ndër të tjera në letër.

    Takimi i radhës i Ballkanit të Hapur mbahet në Tiranë më 20 dhe 21 dhjetor.

    Këtë iniciativë nuk e mbështesin Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme09 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ilir Konushevci, në 26-vjetorin e rënies. E para e vendit thotë se Konushevci me...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, paralajmëroi Izraelin se SHBA-ja do t’i ndalojë furnizimet me disa armë, nëse ai nis operacion...
    Lajme09 Maj 2024
    Deputetja e PDK-së, njëherit anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Ariana Musliu-Shoshi, për FrontOnline konsideron se Dita Evropës nuk...
    Të tjera
    Lajme09 Maj 2024
    9 maji shënon Ditën Evropës, kontinentit në të cilin bën pjesë edhe Kosova. Këtë vit vendi ynë e feston këtë ditë, nën...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë të mërkurën në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”, i cili u zhvillua në...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Këshilli Shtetëror Zgjedhor ka numëruar mbi 95 % të votave, sipas të cilave partia fituese VMRO-DPMNE ka marrë 43.14 % ose 414...
    Lajme09 Maj 2024
    Sot parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë...
    Lajme08 Maj 2024
    Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka numëruar 90 për qind të votave për zgjedhjet kuvendare. Prej tyre partia që më shumë ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.