Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës dy ditore në Kosovë do t’i takojë krerët e shtetit, dhe liderët e partive politike në Kosovës.
Në një agjendë të tijën të publikuar nga mediet, takimi me Kurtin nuk ka qenë i paralajmëruar.
Por burime të portalit FrontOnline, Brenda Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bërë të ditur se Rama dhe Kurti do të takohen sot në ora 17:00.
“Po Albin Kurti, do të takohet sot me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në ora 17:00 në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë shkurt ky burim.
Vizita e Ramës do të fillojë me takimin me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn. Përpos tij, ai më vonë do të takohet edhe me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe atë të PDK-së, Kadri Veselin.
Ndërkohë, në këtë agjendë janë përfshirë edhe takimet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryekuvendaren, Vjosa Osmani.
Takimi me Thaçin është paraparë për 18:50, pak para fjalimit të presidentit lidhur me aktakuzën nga Prokurori Special në Hagë.