×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama mesazh bashkëkombësve në Mal të Zi: Votoni Listën Shqiptare

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Kryeministri Edi Rama, në një videomesazh drejtuar sot bashkëkombësve në Mal të Zi, u bëri thirrje të votojnë Listën Shqiptare dhe të forcojnë partneritetin strategjik me Presidentin Gjukanoviç dhe partinë e tij.

    “Të dashur bashkatdhetarë në Malin e Zi. Kjo e diel, 30 gusht, nuk është e zakonshme për vendin ku keni shtëpinë tuaj, ku jetoni, punoni e rrisni fëmijët tuaj! Nuk është një e diel e zakonshme jo sepse do të votoni dhe gjithnjë një ditë votimi s’është si të tjerat, por sepse këtë herë do t’ju duhet të bëni një zgjedhje me një rëndësi të posaçme! Dhe si asnjëherë tjetër do të zgjidhni më shumë se sa thjesht për një parti: Do të zgjidhni për vetë fatin e shqiptarëve në Malin e Zi”, tha Rama.

    “Një Mal i Zi me frymën euroatlantike të botës së cilës ne, shqiptarët në Shqipëri e kudo i përkasim apo një Mal i Zi me frymëmarrje të penguar nga ndikime jashtë botës sonë. Një Mal i Zi ku pozita juaj fuqizohet brenda kornizës së vlerave e të standardeve perëndimore, të Bashkimit Evropian e të NATO-s, apo një Mal i Zi ku këto pika strategjike referimi interferohen nga valë të tjera dhe pozita juaj dobësohet. Një Mal i Zi me të cilin Shqipëria ecën krah për krah në të njëjtin drejtim dhe me të njëjtat synime madhore për të ardhmen e fëmijëve tanë apo një Mal i Zi që kthen sytë në drejtime të tjera”, vijoi ai.

    Rama shprehu besimin se “zgjedhja juaj është e qartë dhe shpresoj që vota juaj të jetë e bashkuar në të njëjtin drejtim që fuqizon përfaqësimin tuaj në jetën politike të Malit të Zi dhe shkon në harmoni me zgjedhjen e duhur për atë vend që duhet medoemos të vazhdojë përpara”.

    “Prandaj, ju bëj thirrje të mos e lini për asnjë arsye pa e ushtruar të drejtën e votës suaj dhe ta mbështesni sa më fuqimisht Listën Shqiptare. Ajo listë nuk është thjesht një mbledhje partish shqiptare, po lidh për herë të parë Malësinë dhe Ulqinin me një grupim të vetëm dhe si rrjedhojë, lidh bashkë shqiptarët në ato treva për të mbështetur njeri-tjetrin dhe drejtimin euroatlantik të Malit të Zi”, tha Rama.

    Në videomesazhin e tij, Kryeministri theksoi se “ju mund të mos jeni shume të mëdhenj në numër, por pesha juaj është aspak e vogël dhe në këto zgjedhje çdo votë peshon më shumë se sa në të gjitha zgjedhjet pas pavarësisë së vendit te bukur ku jetoni”.

    Rama tha se “roli juaj ka qenë e mbetet i pazëvendësueshëm në pavarësimin e Malit të Zi, në zhvillimin e demokracisë shumëetnike e zhvillimin demokratik e social të vendit ku ju kontribuoni”.

    “Sot ju kryeni detyra të rëndësishme në të gjitha nivelet institucionale të shtetit tuaj për të mbështetur procesin e integrimit europian. Dhe mos e harroni çfarë përpjekjesh ka bërë e bën diaspora e shkëlqyer e shqiptarëve nga Mali i Zi, si një zëdhënëse e fuqishme e interesave kombëtare anekënd botës dhe si mbrojtëse e frymës euroatlantike në tërësi”, tha Rama.

    Prandaj, vijoi ai, “vëllezër e motra, përfshihuni, përfshihuni, përfshihuni dhe të dielën dilni nga shtëpia për të mbështetur Listën Shqiptare dhe mbrojtur e forcuar partneritetin strategjik me Presidentin Gjukanoviç, për një Mal të Zi properëndimor e demokratik”.

    “E di që ka ende plot probleme për të zgjidhur, po ku nuk ka? E di që ka ende shumë për të arritur për shqiptarët në Malin e Zi, po si tjetër mund të arrihet pa atë partneritet të sigurt strategjik që ju tanimë e keni ndërtuar? E di që keni plot kritika për partinë në pushtet atje dhe për vetë liderin e saj, po që të vazhdoni të kritikoni dhe ndërkohë të keni mundësinë të realizoni edhe më shume akoma, votoni Listën Shqiptare”, tha Rama.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se në ditën e tij të parë në detyrë do...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Grupi i Bankës Botërore publikoi sot Raportin për Klimën dhe Zhvillimin për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku për Shqipërinë theksohet se...
    Të tjera
    Lajme26 Nëntor 2024
    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti sot do të shqyrtojë vendimin e presidentes Vjosa Osmani, lidhur me kthimin në rishqyrtim të...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Protesta e tyre do të zhvillohet para Drejtorisë...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda subjektit të tij politik. Madje, ai thotë se drejtuesit e partisë...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Sot janë bërë pesë vjet nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë dhe që mori jetën e 51 personave, dukë lënë me qindra...
    Vip25 Nëntor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Kevini ia ka rrëfyer të gjitha “Vëllait të Madh”. Familja, padrejtësitë e jetës, ikja...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa mëngjesi do të jetë me acar të fortë dhe mund të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.