Kryministri Rama, që viteve të fundit kishte përplasje të shumta me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj dhe të cilin madje edhe e ka paditur për shpifje, sot në Kuvendin e Shqipërisë e ka mbrojtur atë për luftën kundër Serbisë.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në Kuvend po mban fjalim pas njoftimit së Zyrës së Prokurorit të Specializuar se ka dorëzuar aktakuzë kundër Hashim Thacit dhe Kadri Veselit, ku dyshohen për krime lufte.
Rama ka lënë anash problemet personale që ka pasur viteve të fundit me Haradinajt dhe ka folur për pafajësinë e tij në tribunale ndërkombëtare dhe gatishmërinë e tij për t’u dëshmuar s’i i tillë.
“Ramush Haradinaj la detyrën e kryeministrit pikërisht për t’iu përgjigjur një thirrje për akuzat dhe pretendimet e tribunalit për krime lufte dhe dy herë doli i pafajshëm”, tha Rama.
“Kur Ramush Haradinaj merrej me këtë sagë, unë isha dëshmitar okular në një vizitë në shpinë e tij te babai i tij i cili i ka dhënë Kosovës më shumë djem se sa që ka parti politike” , ka shtuar ai.
Rama në një fjalim disaminutësh ka thënë se pafajësia dhe e drejta e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është dëshmuar gjithmonë.
Ai thotë se duke iu ngritur aktakuza drejtuesve të UCK’së, Tribunali Special ka barazuar viktimën dhe agresorin.