×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Aktakuza ndaj Thaçit, fletërrufe si e revolucionit kinez

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se komunikata e ashtuquajtur nga Gjykata Speciale, ishte fletërrufe e ngjashme si ajo e revolucionit kinez.

    “Për mua ishte një fletërrufe e ngjashme si dy pika uji me komunikatat publike përgjatë revolucionit kinez, një shfaqje që e kemi përjetuar në Shqipërinë e diktaturës është e pashembull dhe e kombinuar me momentin e publikimit të saj që përmban një arsye pavarësisht nëse publikimi i saj është i rastësishëm ose i qëllimshëm në prag të takimit në Shtëpinë e Bardhë”, tha Rama.

    Sigurisht, shtoi kryeministri shqiptar, që takimi në Shtëpinë e Bardhë përbën një moment të rëndësishëm dhe është një vijim i përpjekjeve me shumë stacione por edhe një mundësi për ta çuar procesin në një nivel të ri me mbështetjen e drejtëpërdrejtë të SHBA-së dhe në këtë aspekt, tha ai, “më vjen mirë të them që është privilegj të jesh në pozicionin që jam unë”.

    ”Dhe të të jepet mundësia të kontribuosh për atë çka ishte dhe është vlera historike e luftës çlirimtare të Kosovës. Dua ta bëjë shumë të qartë që më vjen sinqerisht keq kur shoh në reagime të ndryshme e këtu flas për reagime të nivelit qytetar se si helmi i jetës se përditshme politike ka penetruar në bazën e politikës kombëtare dhe ndikon që të moskuptohet por të deformohet thelbi i shqetësimit që sot duhet të kemi si komb e që nuk lidhet as me dy persona e nuk lidhet as me karrierën e tyre politike dhe me të mirat apo me të metat e tyre në kohë paqeje nuk lidhet as me simpatitë bindjet mbështetjet apo kundërshtitë politike të natyrës zgjedhore por lidhet me një prej vlerave me të rëndësishme që ka krijuar kombi shqiptar që është vlera për liri të luftës së Kosovës pjesë e së cilës në mënyrë vendimtare është ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha Rama. /koha/

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Edhe këtë vit Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e duhura për festat e fundvitit, në mënyrë që qytetarët të ndihen sa...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    rokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka sekuestruar 25 mijë euro që të dyshuarit kanë marrë duke keqpërdorur detyrën zyrtare kanë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Komuna e Drenasit ka arritur sukses duke u shpallur zyrtarisht kampione e Performancës Komunale për të gjashtën herë radhazi, me një rezultat...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mbledhjen e radhës. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Një debat është zhvilluar pasditen e sotme mes dy banorëve të  shtëpisë më të madhe në vend. Bëhet fjalë për Xhenetën dhe...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Debati mes Xhenetës dhe Drilonit ka vazhduar edhe më tej gjatë  pasdites së sotme. Në një moment, Xheneta i është kthyer ashpër ...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta e ka pritur Gjestin para banjos me holluese në duar. Ajo në vazhdimësi...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    KESCO kishte dërguar një njoftim për konsumatorët e saj në Fushë Kosovë, duke i informuar për një ndërprerje të planifikuar të energjisë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka zhvilluar një takim lamtumirës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.