×
  • Lajme
  • Lajme

    Rada Trajkoviq e sulmon rëndë Thaçin për Lajçakun

    FrontOnline
    27 Maj 2020

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mënyrë të vazhdueshme ka drejtuar kritika në adresë të emisarit të BE’së, Miroslav Lajçak. Në një konferencë për media të mbajtur të martën, Thaçi ka thënë se nuk do të pranojë që të bashkohet në një proces negociatash të cilin do ta drejtonte sllovaku.

    E ndaj një deklarate të tillë ka reaguar ashpër politikania serbe, Rada Trajkoviq, duke thënë se Lajçakun po e kundërshton një lider politik që është votuar nga një legjislaturë e vjetër dhe që partia e tij në zgjedhjet e fundit ka dalë e treta.

    Madje Trajkoviq ka shkuar edhe më tej duke thënë se presidenti Thaçi “është duke u përballur edhe me aktakuzë për krime lufte”, raporton Gazeta Express.

    “Këtu është një lider i votuar në detyrë nga parlamenti i vjetër, partia e të cilit u rendit në vendin e 3-të në zgjedhjet e fundit dhe i cili po përballet me një aktakuzë për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka shkruar Trajkoviq.

    Në fund Trajkoviq ka pyetur se si një lider sikurse Thaçi refuzon Lajçakun dhe vë në pikëpyetje legjitimitetin e dialogut të drejtuar nga Brukseli.

    “Dhe një udhëheqës i tillë guxon të refuzojë z.Lajçak dhe të vërë në dyshim legjitimitetin e dialogut të udhëhequr nga BE?”, ka përfunduar ajo.

    Lidhur me deklarimet e djeshme të Thaçit për Lajçakun nuk kanë pranuar të flasin nga Brukseli.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Të tjera
    Lifestyle04 Mars 2026
    Këshilla të rëndësishme që duhet t’i ndiqni para se të përdorni mikrovalën. Nëse vendosni ushqimet e gabuara, në mikrovalë mund t’ju sëmurë,...
    Opinione04 Mars 2026
    Shkruan: Petrit Selimi Albin Kurti është lideri i parë partiak në historinë e demokracisë kosovare që ka opsione të shumëfishta me zgjedhë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.