Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 17:00 një qytetar i ka dorëzuar një shumë parash (mbi 200 euro) në stacionin policor Qendra në Prishtinë.
Sipas policisë, ai ka deklaruar se paratë e humbura i kishte gjetur në rrugë, në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.
“Duke falënderuar qytetarin për bashkëpunimin, ftojmë pronarin e këtyre të hollave të lajmërohet në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, që të kryej procedurat e nevojshme rreth pranimit të parave të humbura”, thuhet në njoftim.