Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Kanada përmes një njoftimi ka thënë se kosovarët që nuk kanë nënshtetësi të Kosovës, nuk janë lejuar të udhëtojnë për në Prishtinë.
“Të gjithë personat që nuk janë lejuar të udhetojne nuk kanë pasur nënshtetësi të Republikës së Kosovës, por vetëm nënshtetësi kanadeze”, thuhet aty, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
Njoftim
Te nderuar bashkeatdhetare,
Sot jemi njoftuar se disa nga bashkatdhetaret tane nuk jane lejuar qe te udhetojne nga aeroporti Pearson i Torontos ne drejtim te Prishtines.
Te gjithe personat qe nuk jane lejuar te udhetojne nuk kane pasur nenshtetesi te Republikes se Kosoves, por vetem nenshtetesi kanadeze.
Ne i kemi njoftuar kohe me pare autoritetet e aeroportit te Torontos se nuk ka asnje restrikcion per shteteasit kanadez qe te udhetojne drejt Republikes se Kosoves. Andaj deri me sot nuk eshte paraqitur ndonje problem per te gjithe pasagjeret qe kane prenotuar biletat per ne Kosove.
Ne jemi ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet kanadeze qe kjo ndalese per pasagjeret te evitohet sa me pare.
Ne poashtu rekomandojme te gjithe bashkatdhetaret tane qe posedojne vetem pasaporte kanadeze, deri ne tejkalimin e kesaj situate, te pajisen me dokumente te Republikes se Kosoves ne zyren tone ne Toronto ne cdo kohe, pra edhe gjate vikendit.