×
  • Lajme
  • Lajme

    Quni pritet në takim nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, u prit në takim nga homologu i tij dhe nikoqiri, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar. Dy ministrat zhvilluan takimin kokë më kokë, për të vazhduar pastaj kryesimin e takimit ndërmjet dy delegacioneve.

    Ky takim vie në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

    Gjatë këtij takimi, ministri Akar theksoi miqësinë ndërmjet Turqisë dhe Kosovës në përgjithësi dhe partneritetin e fuqishëm ndërmjet dy ministrive dhe forcave në veçanti.

    Ai theksoi, nevojën e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve, ministrive dhe forcave si dhe rëndësinë e bashkëpunimin në të mirën e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Në takim u diskutuan bashkëpunimi bilateral në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si dhe bashkëpunimi në fushën e industrisë së mbrojtjes.

    Në fjalën e tij, ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Anton Quni, shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për rolin dhe kontributin e madh të shtetit, qeverisë dhe Forcave të Armatosura të Turqisë në ndërtimin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit tonë, vet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës. Ndër të tjera, ministri Quni, ritheksoi se partneriteti me Republikën e Turqisë si vend shumë i rëndësishëm i NATO-s, Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare dhe Forcat e Armatosura të Turqisë do të vazhdojë të jetë i fuqishëm në perspektivën tonë zhvillimore për të arritur aftësitë, kapacitetet dhe standardet më të larta operacionale për ofrimin e shërbimit tonë ndaj paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

    Gjatë takimit, me ministrin Akar dhe delegacionin e tij , ministri Quni shoqërohej nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Ankara, Ilir Dugolli, komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj, shefi i Kabinetit të Ministrit, Jashar Ramadani, atasheu Ushtarak në Ankara, kolonel Bekim Osmani dhe drejtori i departamentit për Bashkëpunim Ushtarak dhe Integrime Euroatlantike, kolonel Hasan Hoxha.

    Takimi u realizua, në kuadër të vizitës zyrtare katër ditore të ministrit Quni dhe delegacionit të tij me ftesë të homologut të tij, ministrit Akar dhe do të vazhdoj me aktivitete tjera me strukturat udhëheqëse të ministrisë, forcave të armatosura dhe industrisë së mbrojtjes.

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, publicisti i njohur dhe ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani,...
    Lajme16 Maj 2025
    Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka komentuar situatën politike në vend dhe ka shprehur shqetësim për krizën e thellë që po kalon...
    Lajme16 Maj 2025
    Kryesia e degës së LDK-së në Junik ka propozuar Ruzhdi Shehun, si kandidat për kryetar të Komunës edhe për një mandat. Këtë...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Andrej Hoivik, përfaqësues i Partisë Demokratike Sllovene (SDS) opozitare, është ngjitur sot në kulmin e ndërtesës së parlamentit slloven në Lubjanë. Ai...
    Lajme16 Maj 2025
    Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të Shqipërisë të mbajtura më 11 maj. Lushtaku...
    Lajme16 Maj 2025
    Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë, ka propozuar Gazmend Muhaxherin si kandidat për kryetar të kësaj komune edhe për një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.